Farsa e 30 qershorit, Ulqinaku: Bindja është patericë e regjimit kriminal të rilindjes

119

Pas ankimimit të partisë Bindja Demokratike, për zgjedhjet lokale në Shkodër ka reaguar ish-deputetja e PD-së, Izmira Ulqinaku.

Në një deklaratë për mediat, ndër të tjera Ulqinaku u shpreh se “Bindja është patericë e regjimit kriminal të rilindjes”.

Izmira Ulqinaku: Në zgjedhjet farsë Edi Rama emëroi opozitën farsë. Bindja Demokratike nuk është opozitë as në votimet farsë të Edi Ramës, as në Parlament, askund. Farsa e 30 qershoprit ishte prova e qartë se rilindja dhe bindja janë nënë e bijë. Kush ka patur keqkuptim apo ka vepruar ndryshe sot po i japim fakte se simbioza e tyre është e pandashme. Bindja është patericë e regjimit kriminal të rilindjes, si në votimet falso ashtu edhe në vazhdim. Kështu është si në Shkodër edhe në të gjithë Shqipërinë. Pjerin Spathari, kandidat i Bindjes Demokratike për bashkinë Malësi e Madhe tani është emëruar drejtor i Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë së  rilindjes. Ky është shpërblimi për shërbimin e mercenarit.