Fane Stefan Tarifa/ Sinqeritet apo ndërgjegjae vrarë!

499
(Në vend të thirrjes për zgjedhjet vendore)
Fronti i Majtë, i bindur se pesha e tij specifike është ende e ulët, duke marre parasysh brerjen nga brenda të forcave të majta, dhe bazuar në peshën e madhe të sundimtarëve aktuale Ju bën thirrje: Ju të rinj dhe të reja! Ju gra vitale të kombit! Ju bizesmenë të nëpërkëmbur! Ju intelektualë të mënjanuar dhe tejet të sinqertë! Ju pensionistë që ushqeheni me pikatore! Ju të papunë që u janë venitur ëndrrat! Ju që aspironi një Shqipëri më të mirë, një jetë individuale sa më të lulëzuar! Ju që indirekt nuk pranoni doktrinimin, dhe nuk arrini ta kuptoni se ndërgjegja juaj nuk është bosh, por ajo me mënyra të sofistikuara mbushet nga doktrinat sunduese! Ju që u është krijuar përshtypja se e keqja paska qenë thjesht “Komunizmi “! Ju që me lirinë e shpirtit tuaj doni sa më shumë pavarësi dhe dinjitet e liri të pakufizuar! Ju që në linjën e informatizimit dhe dixhitalizimit të jetës, mendoni se mënjanoni ideologjinë, por në rrugë të tërthorta merrni atë ideologji që ju mpin forcat dhe energjitë! Ju që me entusiazmin dhe energjitë tuaja do krijoni ardhmërinë! Ju që në rrethanat aktuale të mbingarkuara, i konsideroni ato si të pashpresa! Ju që në këto 25 vjet shumë shpesh jeni mashtruar dhe jeni blerë duke shitur ndërgjegjen për një kafshatë buke! Ju që tashmë e keni vuajtur mbi supet tuaja mashtrimin dhe hipokrizinë e atyre që kanë sunduar! Tashmë ka ardhur koha që t’i thoni:Ndal hipokrizisë së politikanëve! Jepni më të mirën për vendin dhe mos u mashtroni më nga propaganda boshe dhe shpesh edhe mikluese! Mos e shisni më shpirtin dhe ndërgjegjen tuaj aq lirë dhe tek ata që tashmë janë të evidentuar para jush si mashtrues dhe spekullatore,.Mos u mashtroni më me premtimet për një vend pune, sepse përvoja ua ka mësuar se gjithçka është një fasadë dhe sapo fasada të hiqet do dalë përsëri realiteti i hidhur! Votoni Frontin e Majtë, votoni ata njerëz që janë të papërlyer në nderin dhe dinjitetin e tyre dhe që janë sa më afër halleve të masës së popullit!
Sigal