Erion Veliaj sqaron ftesën tek “Media”: Ishte kurth. Ironia me zgjerimin e PD

566
Sigal

Pasi u largua nga Komisioni i Medias, kryebashkiaku Erjon Veliaj sqaroi arsyet pse shkoi sot në atë komision. Ai tha se është zgjedhur nga populli dhe shkoi të seancë dëgjimore vetëm se e ka me pasion të flasë për projektin e Teatrit, pasi nuk e ka detyrim.

“Jam ftuar për të qënë pjesëmarrës për të dëshmuar mbi nismën fantastikë të bashkisë për ti dhënë teatrit më të mirën në 100 vite. Jam ftuar për të qënë në komision nesër nga minoranca, 6 vetë. Kryetari i bashkisë nuk është i zgjedhur nga parlamenti por nga populli, kjo do të thotë që nuk e ka detyrim të japë shpjegime. Kjo do të thotë që unë e kam me pasion këtë punë, kam qënë i gatshëm të dëshmoj për këtë çështje. Nesër jepet çmimi i hapësirës më të mirë publike dhe ne jemi finalistë, ndaj do shkojmë në Barcelonë. Ia sqarova që më kanë ftuar dy të tretat në Teatër”

Ai shtoi se e kuptoi që në fillim sera në një kurth, por nuk nguroi të ironizojë Partinë Demokratike.