Ergys Alushi: Doni vetting, shikoni komlekset e vilave

607
Sigal

Ergys Alushi: Doni të bëni veting? Shikoni ku jetojnë, në luks me paratë e korrupsionit

Jo po Vetingu, jo po pordhë me rigon. Ja ku është ujku, këta bëjnë gjoja sikur kërkojnë gjurmët! Një vilë këtu kushton 500 mijë euro. Aty, por edhe në vende të tjera nëpër Tiranë e Shqipëri, janë pjesa më e madhe e atyre që nuk kanë pasur asnjë pasuri të trashëguar dhe janë pasuruar në 20 apo 10 vitet e fundit. Po si u pasuruan! Duke qenë të punësuar në shtet, në poste të rëndësishme apo pranë tij, aty ku ishte “leku mullar” apo “leku letër”. Me pak fjalë, u pasuruan dhe i blenë këto vila, duke vjedhur lekët e shtetit, të shqiptarëve. Asgjë më shumë se kaq, nuk ishin as më të mençurit e as më të shkolluarit. Thjesht, ishin të zotët të vidhnin pasuritë e shqiptarëve, të ndihmuar nga njeri tjetri, në grup, ndaj janë edhe aty, të gjithë bashkë. Mes tyre ka edhe gazetarë, që edhe ata kanë vjedhur e kanë bërë qokat e atyre që kanë drejtuar e vjedhur më shumë këtë vend. Dhe këta që jetojnë këtu, janë këta që bërtasin më shumë se të tjerët për Veting. Sa e lehtë që është për t’i Vetingosur këta me vilat luksoze. Mjafton të deklarojnë punët dhe të ardhurat nga punët që kanë kryer. Jo po Veting, jo po pordhë me rigon për shqiptarët, që ju lëshojnë gojët jargë në pritje të arrestimit të ujqërve të mëdhenj, ndërkohë që çakej si këta të vilave, kanë bërë e po bëjnë kërdinë.