Sigal

Ja shënimi i plote i Braimllarit:

Kryeministri hajdut dhe i papergjegjshem duhet te jete shume i kujdesshem ne krahasimet qe ben me BE kur thote: “Shpifja denohet me burg ne BE”.
Po mire more hajdut ku ke pare ti ne ndonje vend te BE qe vidhet prona publike per interesin personal te Kryeministrit? Ku ke pare ti ne ndonje vend te BE, Ministra dhe ish Ministra te lidhur me krimin e organizuar? Ku ke pare ti ne BE Kryetar Grupi Parlamentar ne rolin e sekserit te Kryeministrit? Ku ke pare ti ne ndonje vend te BE konçesione klienteliste ne kundershtim te plote me ligjin? Ku ke pare ti ne ndonje vend te BE qe Kryeministri shkaterron Gjykaten Kushtetuese dhe Gjykaten e Larte per interesa personale? Ku ke pare ti ndonje Kryeminister ne BE qe emeron Prokuroren e Pergjithshme ne kundershtim te hapur me ligjin, me 69 vota. Ku ke pare ne ndonje vend te BE qe Prokurorja e Pergjithshme dhe ajo e Krimeve te Renda sillen si zedhenese te Kryeministrit dhe perdoren kunder opozites, nderkohe nuk marrin guxim te therrasin Kryeministrin e kapur ne flagrance per shkelje te ligjit me te dy kembet?
Prandaj ben mire te mos flasesh dhe mos besh krahasime sepse ti je unik ne budallikun tend. Fati jote do jete per te ardhur keq sepse ke renduar mbi nje popull te tere.