Plazhi i Qerretit jepet 20 vjet me qira për 2.5 mln lekë

299
Sigal

Cili oligark ia ka vënë syrin plazhit në Qerret?

 15400 m2 nxirren me qira për 20 vjet me çmimin qesharak 270.000 lekë në vit!

Një nga zonat më të preferuara të oligarkëve është padyshim zona e Qerretit në Kavajë. Afërsia me Tiranën dhe Durrësin, e kanë shëndërruar këtë plazh si mjaft komod, nisur edhe nga disa fshatra me vila luksoze që ndodhen atje. Denoncimet e vazhdueshme të mediave flasin se oligarkët, me të gjitha pushtetet, kanë zaptuar çdo pronë publike, duke ngritur komplekse, pallate e madje edhe fshatra. Mjafton që të bësh një vëzhgim se kush ka pronë në atë zonë për të zbuluar se kush politikan ka dhënë leje. Të majtë e të djathtë, biznesmenë e madje edhe njerëz të mediave kanë vila në atë zonë, çka janë dëshmi e gjallë se kush e ka shkatërruar atë perlë të Detit Adriatik. Por, sërish ka disa zona të gjelbra, ende të pashfrytëzuara. Kjo ka sjellë që këta oligarkë t’ia hedhin sytë, duke kërkuar me çdo kusht marrjen e pronësisë. Ligji është ashpërsuar dhe kjo ka sjellë që pushtetarët lokalë të përdorin metoda të tjera për t’ua kaluar privatëve. Ata nxjerrin në ankand pronë publike me afate të gjata. Kështu ka ndodhur edhe për një sipërfaqe prej 15400 metër katrorë e lirë në Qerret. Në dokumentet që ka siguruar BoldNeës, mësohet se kryetari i Bashkisë së Kavajës, Redjan Krajli, ka hapur një ankand për të dhënë me qira një sipërfaëe prej 15400 metër katrorë në Qerret. Në keto dokumente thuhet se afati i dhënies me qira është plot 20 vjet. Dhe, çmimi është mjaft qesharak; 270.000 lekë në vit. Pra, për një “copë buke” jepet me qira për një nga zonat më të bukura të Shqipërisë, atje ju në verë apo çdo fundjavë në vit shkojnë njerëz me pushtet. Objekti i ankandit është për biznes, ndërsa thuhet se prona është publike. Por, z.Krajli, përse ky çmim qesharak?! Përse nuk bëhen transparente të dhënë të tjera? Kush oligark ia ka vënë syrin dhe, më kryesorja, përse u vendos nje afat 20 vjeçar? Koha e ka treguar se edhe toka për vilat e pushtetarëve në Golëm dhe Qerret u dha me afat për 20 dhe 30 vite. Por, pa përfunduar ky afat, njerëzit që i morën në përdorim i kanë legalizuar dhe hipotekuar pronat. Madje, edhe rërën afër detit. A do ndodhë një gjë e tillë edhe në Qerret? Boldnews.al