Edmond Panariti: Të drejtosh Institutin e Sigurisë dhe Autoritetin e Ushqimit me jo profesionistë është e rrezikshme!

469
Sigal

Nga Edmond Panariti
Është jo thjesht qesharake, por e rrezikeshme! Është njësoj sikur të drejtosh Spitalin e Kancerit (Onkologjik) me jurist, ushtarak apo ekonomist! Është njësoj sikur të drejtosh kardiokirurgjinë me historian dhe linguist! Do të thoni ju se çfarë lidhje ka AKU me Spitalin Onkologjik? Ka që çke me të! Sepse janë dy anët të së njejtes medalje! Janë dy instrumente të parandalimit dhe të luftës ndaj kancerit! I pari parandalon praninë dhe përdorimin në ushqim të lëndëve kancerogjene duke i zbuluar me analiza dhe laboratore, ndërsa i dyti kuron kancerin kur ai shfaqet me anë të kemioterapisë, rrezatimeve jonizues etj. Por i dyti mund të mos jetë fare i nevojshëm kur funksionon i pari! Fatkeqësisht, i pari është tërësisht jashtë loje, sepse as nuk analizon dhe as nuk interpreton praninë dhe pasojat e ndotësve, përsa kohë drejtohet nga një që nuk i kupton!