Edmond Panariti: Agjencia shtetërore e kadastrave në varësi të kryeministrit nxjerr jashtë loje Gjykatat dhe Kushtetutën

460
Sigal

Deputeti i LSI-së Edmond Panariti ka reaguar me anë të një postimi në Facebook për ngjarjet e fundit në politikën shqiptare. Panariti thekson se të gjitha institucionet janë në dorë të kryeministrit dhe se kartonat e komanduara të shumicës nuk mund të shkelin mbi pronat e shqiptarëve.

Statusi i plotë:

L’Etat c’est Moi!.. Shtetit jam Unë!.. Vetë shkruaj, vetë vulos? Tapitë, provat, kundër provat, matjet, rimatjet, korigjimet e kufijtë të vjetër e të rinj të pronave të shqiptareve, tani i dizenjon dhe i regjistron vetëm një dorë! Kjo dorë është Agjencia Shteterore e Kadastrave (ASHK) në varësi të Kryeministrit. Perfundimisht, nxirren jashte loje gjykatat , jashtë loje Ministria e Drejtësise! Jashtë loje Kushtetuta e Shqipërisë! Ligji i Kadastres do të rrezohej me lehtesi nga Gjykata Kushtetuese, për cenim flagrant të së drejtës së prones, por ajo nuk funksionon. Prandaj trau i fundit i antikushtetueshmerise mbetet Presidenca. Kartonat e komanduara të shumices, nuk mund të shkelin mbi pronat e shqiptareve, nuk mund të shkelin mbi Kushtetuten! Ky do ishte instalim i diktatit dhe i diktatures!