Me Aldo Bumçin në krye, Berisha i ka të humbura zgjedhjet e qershorit në Tiranë

493
Sigal

Selia blu në prag të dështimit, Bumçi nuk njeh ligjet dhe vendimet e gjykatave, defekte në komunikim me njerëzit

Selia blu ka njoftuar këto ditë, se në krye të fushatës elektorale të kryeqytetit do të jetë ministri i Kulturës, Aldo Bumçi, i cili drejton edhe degën e Partisë Demokratike, në Tiranë. Por me Aldo Bumçin, sipas analizës së bërë, prej specialistëve, Partia Demokratike i ka të gjitha shanset e humbura, në zgjedhjet qershorit. Pavarësisht nga fakti se në zgjedhjet lokale, Bumçi qëndronte gjithmonë, pas Lulëzim Bashës, kjo nuk i jep atij asnjë meritë për fitoren. Sepse Basha, mori votat e nevojshme, në sajë të seriozitetit të punës vet, ndërsa Bumçi shërbente vetëm për të numëruar njerëzit, nëpër sallat e takimeve. Nga ana tjetër, Aldo Bumçit në kurrikulumin e tij, do t’i shtohet karakteristika, me faktet se ai, ka përçarë sportin, ka treguar pakujdesi në mbrojtjen e veprave me rëndësi kombëtare, ka defekte në njohjen e ligjeve dhe shquhet për qëndrime jomiqësore, në komunikimin me njerëzit. Ai shquhet si njeri që krijon klane dhe grupime, duke krijuar probleme shqetësuese me pjesën e shëndoshë të komunitetit. Por nga ana tjetër, ministri Aldo Bumçi njihet edhe si një zyrtar që nuk njeh dhe nuk respekton vendimet e gjykatave. Gjatë gjithë historisë së tij në politikë, Bumçi njihet për dështimet që ka pasur në të gjitha dikasteret, duke filluar nga Ministria e Drejtësisë, e deri te Ministria e Kulturës. Dëmi që ka krijuar ai në mjediset e sotme kulturore kërkon shumë kohë që të riparohet. Mjafton të përmendim këtu se, gjatë kësaj kohe, mjedisi artistik ka qenë tepër i vakët, ndërsa teatri, estrada dhe sidomos kinematografia shqiptare, nuk ka njohur asnjë hap pozitiv, përpara. Ndërsa, për pjesën e Turizmit, Bumçi gjatë verës ka numëruar, si turistë, vetëm emigrantët shqiptarë, që ktheheshin në shtëpitë e tyre, për pushime. Dhe treguesi tjetër për Bumçin është platforma për sportin, ku deri tani janë korrur vetëm dështime dhe konflikte në radhit e federatave të ndryshme. Megjithatë, Bumçi këtë radhë ka vendosur të sfidojë rezultatet negative të bilanceve të tij, duke marrë përsipër, fushatën elektorale në kryeqytet, për të korrur dështimin e radhës. Por nga ana tjetër, selia blu, ka ende kohë për ta penguar këtë dështim të sigurt, nëse zëvendëson menjëherë, Bumçin me ndonjë emër tjetër të spikatur brenda Partisë Demokratike, në mënyrë që selia blu të garantojë Tiranën. Ndryshe, me Bumçin në krye, rezultati i Tiranës është i pritshëm dhe humbja e sigurt.