Edi Rama rrëfehet për marrëdhënien me Metën, financimet e PD, paktin me Greqinë dhe bllokimin e kokainë

759
E vërteta e lobingut të PD dhe e PS, takimi me Tahirin dhe “peshqit” e mëdhenj 
INTERVISTA. Edi Rama flet për të rolin e Presidentit Meta, për marrëdhëniet me Greqinë, Çështjen Çame, kokainën 
Rusë me xhepa të thellë paguan në funksion të PD dhe Bashës
Kryeministri Rama dha një intervistë te News 24, në emisionin “Studio e hapur” falënderoj për herë të parë Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta, se ka bërë gjënë e duhur për marrëveshjen e detit me Greqinë. Kryeministri Rama pohoi, që rusë me xhepa të thellë paguan për llogari të Bashës, ndërkohë që pohoi se ka komunikuar me ish-ministrin e tij Saimir Tahiri. 
Si e pritët qëndrimin e Metës për negociatat me Greqinë?
Unë e kam thënë dhe mund ta përsëris pa asnjë hezitim që presidenti i Republikës ka bërë nga fillimi deri në fund, gjënë e duhur. Ka kërkuar sqarimet e nevojshme, ka qenë i arsyeshëm me procesin dhe e ka ndihmuar konsolidimin e një procesi që duke pasur edhe filtrin e presidentit të Republikës në dhënien e autorizimit bëhet solid dhe na jep një pozicion solid në negociata. Pavarësisht se është zgjatur pak e vërteta është se unë e falënderoj Ilir Metën për rolin që ka luajtur deri tani në këtë proces. I kemi ezauruar të gjitha hapat për negociata. Pres që presidenti të japë autorizimin.
Çështja çame, kemi ne vija të kuqe ndaj tyre?
Çështja çame mos prisni ndonjëherë që grekët të thonë se ekziston. Sepse për ta është pretendim territorial. E kam sqaruar edhe për opinionin grek. Iu kam thënë mos prisni të mos flasim për çështjen çame, sepse janë shqiptarë. Ajo që duam ne të bëjmë është që jo të mbytemi në një lugë ujë, por të adresojmë problemet e kësaj bashkësie dhe pasardhësve të asaj bashkësie t’u japim të drejtat që i janë mohuar.
Vija e kuqe ku është, do cedoni tek emri?
Ne kemi qartësisht të drejtat që duhen vendosur në vend.
– Zoti Rama, Deputetët tuaj akuzojnë Bashën si një njeri që po paguhet nga rusët, keni argumente?
Së pari, duhet të bëjmë një dallim të qartë nga pikëpamja e nuancave. Na duhet medoemos të dimë të vërtetën për një histori ku ne nuk themi që ka dorë Kremlini, por ne duam të dimë, nëse ka dorë apo nuk ka dorë Kremlini. Nga ana tjetër, historia është sallatë ruse, sepse ka të përfshirë rusë me xhepa të thellë, që kanë paguar një operacion financiar në funksion të PD dhe Bashës, por edhe sepse nga pikëpamja e ligjit shqiptar ka shkelje nga fillimi deri në fund. Është e pakuptueshme se si një kryetar i një partie nuk mund të japë përgjigje në përputhje me ligjin.
Basha ka dhënë përgjigje duke thënë se janë akuza të financuara nga ju apo se kërkoni të tërhiqni vëmendjen nga kokaina e kapur…
Unë nuk kam asnjë arsye të mendoj. se ne duhet të tërheqim vëmendjen nga një sukses i madh i agjencive ligj-zbatuese shqiptare që ishte kapja e një sasie rekord kokainë. ‘Është sponsorizuar nga ju’ janë dokrra. Këto janë dokrra. Ajo që i kërkohet kryetarit të PD është të shpjegojë faktet kokëforta në letrat që këndojnë vetë dhe të sqarojë nga fillimi deri në fund, se si një parti shqiptare të financohet nga burime të huaja. Është e ndaluar. Si ka mundësi që një parti shqiptare të financohet nga një biznesmenë me kombësi ruse, apo kombësi të tjera dhe këto financime të fshihen. Si ka mundësi një kontratë lobimi të financohet nga burime të paidenfikueshme për të cilat vetë i financuari, pra PD, përmes gojës së kryetarit të partisë thotë se nuk ka lidhje, nuk i njeh. Kjo është një situatë skandaloze dhe këtu ka dy aspekte. Njëri aspekt që PD është alternativë pushteti me ligjin në pushtet dhe aspekti tjetër cila është e vërteta deri në fund. Dhe nëse ka influencë malinje. E gjitha kjo përkon me një fazë kur këtu në Tiranë ishte ngritur një çadër dhe ku çdo ditë baltosej.
Ju jeni të bindur që financimet kanë ardhur nga rusët?
Ne kemi lexuar ato që sot kanë lexuar gjithë shqiptarët, gjithë partnerët e Shqipërisë
Kush Zoti Rama, se nuk ka deklarata…
Janë të shqetësuar se duan të dinë të vërtetën. Jemi përpara një situate ku kemi para një grumbull materialesh tejet shqetësuese me mënyrën si funksionon Partia Demokratike e Shqipërisë. Ne nuk ngremë akuzë të drejtpërdrejt për financim nga Kremlini me qëllim që të ketë një mollë sherri mes Lindjes e Perëndimit. Na duhet të bindemi 100 % që kjo është e vërtetë. Ama do insistojmë deri në fund për të zbuluar nëse është apo jo e vërtetë. Fqinjit në kufirin tonë verior i ka ndodhu dhe atje është bërë hataja. Ka Kremlin, s’ka Kremlin, ky është një krim, një aktivitet kriminal financiar, me burime të ardhurash të huaja, burime ruse. Media investigative thotë që ai ka lidhje, Lulzim Basha thotë se nuk i njeh.
Ju i keni bërë thirrje Bashës që të dëshmojë ne prokurori. Përse nuk e thërret prokuroria? Pse e bëni ju…
Ne insistojmë që kjo çështje të zbardhet një herë e më parë. Kjo është një çështje që kërkon përgjigje shteruese. Unë nuk dua të besoj, nëse më pyesni, që Lulzim Basha ka vajtur deri në pikën që të bëhet një shërbëtor i një skemë për të destabilizuar Shqipërinë. Por nuk mund të qëndrojë pa lëvizur me idenë që kjo s’mund të jetë e vërtetë. Duhet të autoritetet të shkojnë deri në fund dhe të na thonë, nëse ka lidhje apo jo. Nga ana tjetër, është raporti me ligjin dhe drejtësinë i njerëzve, që shumë shpesh i kanë ikur ligjit, duke detyruar edhe policinë. Çfarë u flasim ne qytetarëve, nëse ne nuk jemi të parët për çdo veprim apo vendimmarrje që mund të ketë shkaktuar shkelje të ligjit.
Pse s’i thoni prokurorisë që të hetojë këtë çështje dhen u bëri thirrje Bashës. A është ky presion ndaj prokurorisë?
Çdo me thënë kjo? Kjo është pjesë e debatit politik dhe publik dhe ne përsërisim thirrjen për Lulzim Bashën që të mos bëjë hajgare me një çështje që është e rëndësishme që të zbardhet. Por të shkojë në prokurori.
Po bëni agjendën e prokurorisë…
Jo nuk po bëj agjendën e saj. Por para se të dalë e të broçkollisë se si do shpëtojë shqiptarët nga varfëria, po noton në para të zeza. Kjo është diçka që e kemi thënë me kohë dhe e kemi ditur me kohë dhe këtë herë kjo është financuar me para të zeza. Me lumë para të zeza.
Edhe ju jeni akuzuar nga opozita se në 2012 keni paguar 80 mijë dollarë për një foto me presidentin e SHBA Obama. Madje edhe Bilal Shehu pranoi fajësinë.
Nuk është kështu fare pasi lobimi është diçka tjetër. Lobim do të thotë të paguash para për të ndikuar për një gjë apo një gjë tjetër. Për të përcjellë një gjë tjetër. Sa i takon rastit në fjalë s’ka asnjë krahasim rasti në fjalë është i hetuar, i gjykuar dhe i përfunduar. Në rastin e përfunduar, zotëria që i është përfolur, emri i tij, ka pranuar fajësinë, pasi në mosnjohje të ligjit amerikan ka shkelur ligjin. E pranoj fajin e tij. Dhe kaq. Ajo që flasim sot këtu është që nuk merr askush përgjigje. Kjo është një çështje që s’ka pasur kurrë me asnjë lloj financimi nga unë dhe nga PS dhe as nga asnjë lloj kanali. Ka emër dhe mbiemër personi që ka marrë përsipër këtë. Këtu ka mbaruar historia. Për fat të keq është ndodhur në shkelje të ligjit amerikan. Ajo është një çështje e hetuar, e përfunduar që nuk ka asnjë lidhje. Përpjekja për të vendosur shenja barazie nuk është kështu.

Fox News shkruante atëherë, keni paguar për një foto me Obamën, para që nuk dihej nga kishte ardhur
E ke shumë gabim. Nuk ka asnjë lidhje me faktin që po diskutojmë. Jemi në kushtet e lobimit të një partie. Edhe ne kemi bërë kontrata lobimi. Problemi është se këtu bëhet fjalë për para të zezë që duhet gjetur nga ka buruar, pse ka buruar. Të jeni të bindur se të tjera fakte do të dalin. Kjo është një zullum apo një sallatë ruse aq e bububushme.
Kur do marrë fund mania e partive shqiptare për kontrata lobimi, mijëra dollarëshe?
Nuk ka paguar PS asnjëherë para për foto, asnjëherë. Partitë politike kanë zgjedhur në momente të caktuara të bëjnë kontrata lobimi. Edhe ne kemi bërë dy kontrata lotimi, mos gaboj, shumë modeste. Duke pasur mendimin se përmes saj do kishim mundësi më shumë për komunikim. Nuk japin ndonjë rezultat, nga eksperienca ime. Tjetër gjë nëse ato para kanë shkuar për foton me presidentin. Më shumë vota do t’i jepte fotoja me mua Lulzim Bashës se me presidentin. E gjithë përpjekja për ta lidhur atë foto me ndonjë konspiracion apo me mua është rrëzuar 100%.
Pse jeni të gatshëm të besoni “Mother Jones”, kur nuk besuat shkrimet për kanabizimin e vendit?
Kanabizimin e vendit është një term që e keni shpikur ju, media shqiptare.
Nuk e pranoj kurrë që Shqipëria e njohu kanabisin, kur erdhëm ne. Shqipëria njohu luftën kundër kanabisit, kur erdhëm ne. Juve nuk ju intereson të thelloheshit në të vërtetat e fakteve. Në Shqipëri mbillej kanabisi nga Dukagjini deri në Lazarat. Për çfarë po diskutojmë të njëjtën histori kur unë jam këtu si kryeministër i një vendi që e ka fshirë nga harta historinë e kanabisit. Roli i opozitës në këtë gjë mizerie. 
Pra ju thoni që opozita të mos flasë fare. 
Kalo në publicitet që të marrësh pak veten se e shoh që je e pavëmendshme.
E takove Saimir Tahirin?
Nëse do kisha nevojë ta takoja, e takoja ku të doja. Nuk e kam takuar Saimir Tahirin se nuk kam pasur nevojë ta takoj dhe as malli nuk më ka marrë. Por është çështje tjetër….
Se këtu merr tjetri në telefon dhe akuzon për vrasje. Këtij i është dhënë statusi se ka të drejtë për çdo gjë. Tani që ka lajthitur komplet

E keni takuar Tahirin prej nisjes së hetimit?
S’kam pasur asnjë kontakt, kam pasur një komunikim me mesazh shumë korrekt për një drejtues lokal të PS-së. Asnjë takim. Tahiri është person nën hetim. Keni dëgjuar ta mbrojë dikush tjetër, përveç avokatëve. Unë pres rezultatin e hetimit.

Ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu ka deklaruar se në janar do kapeshin peshqit e mëdhenj, por tani jemi në mars dhe nuk po shohim gjë.
Unë nuk jam ambasadori i SHBA dhe s’flas në emër të tij. Kur ta thërrisni në këtë studio bëjini ekzakt të njëjtën pyetje që më bëtë mua. Nëse më shikoni mua si peshk të madh dhe mendoni kur do kapem unë, atëherë ky nuk është problemi juaj. Mesazhi ka qenë që të përforcohet lufta ndaj korrupsionit. Mua më mjafton që 14 persona, pesha të rënda të sistemit gjyqësor nuk kanë hyrë në veting, janë dorëzuar vetë. Këtë quaj rezultat. Prokuroria është vënë në lëvizje dhe po heton çështje të harruara, këtë quaj rezultat.
Sigal