Edi Rama: Arsimtarët do të jenë rrogëtarët më të paguar në 2017

481
Sigal

 

Me rritjen afro
10%, që qeveria ka parashikuar për pagat e arsimtarëve, kryeministri Edi Rama
thotë se do t’i bëjë ata rrogëtarët me të mirëpaguar në vend. Në një takim që
ka zhvilluar me mësues e drejtues të shkollave të Beratit, Rama tha se 18
milionë lekë do të shkojnë vetëm në sistemin arsimor nga fondi prej 100 milionë
lekësh, që qeveria do të vendos nga viti i ardhshëm për rritjen e pagave dhe
pensioneve. Edi Rama tha se, “ne kemi bërë një rritje rrogash në fakt, nëse ju
do ta matni me paratë që ju ngelen në xhep e jo me paratë që merrni në bordero,
duke e ulur taksën e sheshtë që ishte 10% dhe duke bërë që paratë që mbeteshin
në xhepin tuaj pavarësisht se rroga ishte po ajo, por kemi besuar e besojmë që
nuk mjafton. Me këtë nuk po ju them që kjo që do bëjmë mjafton, por po ju them
që kjo që do bëjmë i bën mësuesit nga rrogëtarët më të mirëpaguar në Shqipëri.
Dhe faktikisht, rrit rrogën e mësueseve mesatarisht 10% e mesatarisht 10% është
një shumë konsistente, po të kemi parasysh që në tërësi, shteti do të vendosë
100 milionë dollarë plus një subvencion për rrogat dhe pensionet ku 18 milionë
prej tyre janë vetëm për arsimin. Ju do keni të njëjtat taksa, sistemi i
taksave nuk ndryshon, por do keni një rrogë më të lartë e nga kjo rrogë më e
rritur do të përfitojnë 34 660 punonjës arsimorë. Në pjesën e poshtme rritja do
jetë shumë e fortë, në pjesën e punonjësve që hyjnë tek rrogat minimale. Rrogat
e tyre do ti rrisim 35% në të gjithë fashën e rrogës minimale”. Fundjavën
kryeministri Rama e kaloi në qarkun e Beratit, ku ka inspektuar investimet e
qeverisë në disa bashki, që kryesisht lidhen me Rilindjen Urbane. Në Bashkinë e
Beratit , Poliçanit, Çorovodës e Urës Vajgurore janë investuar për sheshet,
rrugë, lulishtet dhe në diga mbrojtëse në lumin Osum janë investuar afro 650
milionë lekë nga portofoli buxhetor.

 

 

 

 

 

Faqja 3

 

Edmond Ahmeti: Fotokopjet dhe shkarkimet në internet
konsiderohen shkelje e ligjit

 

Ligji i ri për
të drejtën e autorit parashikon lehtësi dhe përfitime për autorët, duke
mbrojtur kështu krijimtarinë personale. Për të monitoruar zbatimin e ligjit
është ngritur Inspektoriati i Tregut pranë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik,
ndërsa për shkelësit do të aplikohen masa ndëshkuese me gjobë. Problem më i
madh janë fotokopjimet dhe shkarkimet e materialeve nga internet, të cilat
mbetën sfidë për luftimin e informalitetit. Ligji i ri për të drejtat e autorit
që ka hyrë në fuqi 7 muaj nga miratimi parashikon disa risi në mbrojtje të krijimtarisë
së autorëve. Me miratimin e ligjit të ri për të drejtën e autorit, materialet
audio vizuale nuk do mund të shkarkohen kaq lehtë pa paguar apo pa pasur
autorizim nga krijuesit e tyre Këshilltari juridik në Ministrinë e Kulturës,
Edmond Ahmeti, sqaron për Ora News skemat e përfitimit për autorët apo agjencitë
e licencuara të administrimit kolektiv. Ahmeti: Ka skema të reja përfitimi që
bëjnë të mundur edhe mundësinë për përfshirjen në treg edhe të etniteteve të
reja që të mund të jenë agjencitë e administrimit kolektiv për të administruar
në funksion të titullarëve siç mund të jenë aktet pamore, fusha e librave apo
fusha të tjera të identifikuara të cilat ligji i lejon, i garanton dhe kushdo
mund ti vështrojë këto në tregun shqiptar. Ligji i ri parashikon forma të reja
mbrojtje dhe monitorimi në treg, ndërsa kërkohet që edhe vetë autorët të jenë
më aktiv në evidentimin e rasteve. Ahmeti: Është ngritur tashmë Inspektorati i
Tregut, një trupë e re inspektimi në nivel kombëtar i cili do të bëjë mbrojtjen
dhe vendosjen e masave administrative për këdo që evidentohet që nuk ka leje
apo një autorizim, sanksionet nuk shtrihen vetëm mbi subjektin juridik apo një
person konkret, ashtu sikundër edhe administrator apo një person drejtues i
këtij personi juridik në mënyrë individuale do të mbajë përgjegjësi. Vetë
autorët duhet të jenë shumë më aktivë nga çfarë kanë qenë. Megjithatë sfida
vazhdon për tu përballur me informalitetin dhe piraterinë si epidemi
ndërkombëtare.

 

 

8 femra
kallëzojnë dy ish-kryetarë gjykate e prokurorë për korrupsion e ngacmime
seksuale

Denoncimi i
kryegjyqtarit të Gjirokastrës hap lojën në qarqe të tjera

Maksim TUFA

Som

Dy ish-kryetarë
Gjykate në Elbasan, janë kallëzuar nga dy vajza nga Elbasani, banuese në lagjen
Kala, të cilat kanë patur prej 10 vitesh një çështje pronash në gjykim, pronë e
trashëguar nga gjyshi i tyre, dhe që është zaptuar padrejtësisht nga një person
me peshë në politikën dhe qeverinë e Rilindjes”

Denoncimi me
audio të regjistruar i kryegjyqtarit të Gjirokastrës, duket se u ka nxjerrë
frikën dhe turpin edhe femrave të tjera edhe në mjaft rrethe të vendit. Nisur
nga rrethanat dhe vlera e denoncimit, ka patur dhjetëra e dhjetëra raste kur
gra dhe vajza të pambrojtura, kanë ngurruar dhe kanë ndjerë peshën e turpit dhe
diskriminimit  publik për të denoncuar
“ofertuesit” e seksit në  sistemin e
drejtësisë. Burime tepër të sigurta nga Elbasani i thanë “Telegraf” se “janë të
paktën 8 kallëzime të bëra nga gra dhe vajza për dy ish-kryetarë gjykate në
këtë rreth, dhe tre prokurorë, që lidhen me korrupsionin, ngacmime  dhe përfitime seksuale, pasi kanë patur
probleme  dhe çështje që lidhen me
hetimin apo gjykimin e dosjeve penale dhe civile. Tre prej këtyre rasteve janë
kallëzuar ditët e fundit në Komisariatin e Policisë Elbasan, për një oficer të
Policisë  Gjyqësore pranë Prokurorisë
Rrethit, por duket se gjithçka është tentuar të mbyllet brenda rrethit të
“njohjes”, pasi nuk donin të hapej lajmi keq, që do të hapte telashe edhe në
familjet e tyre. Dy ish-kryetarë Gjykate në Elbasan, janë kallëzuar nga dy
vajza nga Elbasani, banuese në lagjen Kala, të cilat kanë patur prej 10 vitesh
një çështje pronash në gjykim, pronë e trashëguar nga gjyshi i tyre, dhe që
është zaptuar padrejtësisht nga një person me peshë në politikën dhe qeverinë e
Rilindjes”. Sipas të njëjtit burim mësohet se “në Elbasan, metoda e abuzimit
dhe kërkimit të favoreve seksuale mbetet diçka normale për njerëzit që punojnë
në organet e sistemit të drejtësisë, pasi vetëm 7 muaj më parë, një grua nga Belshi,
ka denoncuar një gjyqtar që i ka kërkuar asaj para ose favore seksuale, për të
fituar procesin gjyqësor ndaj një “të forti”, por çështja është mbyllur edhe
pse 43 vjeçarja kishte depozituar kallëzimin e saj edhe në polici edhe në
organet e hetimit, pasi asaj i ishte bërë presion nga njerëz të panjohur”.
Mësohet se në të gjitha rastet e denoncimeve nga gra dhe vajza, asnjëherë nuk
ka patur hetim të plotë, ndërkohë emrat e përfolur që kanë shfrytëzuar postin
dhe kanë abuzuar me ligjet e shtetit, sot kanë prona, miliona euro, dhe
vazhdojnë avazin e vjetër me  abuzimet
dhe ngacmimet seksuale. Një rast tjetër që mësohet ka të bëjë me një dosje
penale e cila ishte marrë për gjykim nga një emër i përfolur në sistemin gjyqësor
në Elbasan, i cili është denoncuar deri në KLD qysh në vitin 2013, dhe sot e
kësaj dite ndaj tij nuk është marrë asnjë masë administrative e ligjore. Ai
edhe sot  vazhdon të zhvasë  miliona nga hallexhinjtë, vazhdon të shtojë
pronat, milionat, edhe pse mbi 90 për qind e vendimeve të tij, kthehen nga
Apeli i Durrësit si “të  pambështetura në
ligj”. Ky  person që fatkeqësisht është
akoma gjyqtar, sot vazhdon të vegjetojë, vazhdon të jetë objekt i denoncimeve
nga qytetarët e Elbasanit, vazhdon të shkelë ligjet, vazhdon të firmosë dhe
vulosë vendime të blera dhe të shitura, duke mbajtur në këmbë një rrjet të gjerë
njerëzit të korruptuar, duke nisur nga avokatë, noterë, e prokurorë, me të
cilët kryen pisllëqet në kurriz  të
ligjeve kushtetuese. Tre muaj më parë dhe pikërisht në korrik të 2016, në
Gjykatën e Shkallës Parë Elbasan, ka ardhur një anëtare e KLD, e cila ka
kontrolluar mbi 113 dosje penale dhe civile që lidheshin me ankesat dhe denoncimet
e qytetarëve, duke gjetur shkelje flagrante ligjore. Zonja nga KLD, ka qëndruar
afro 10 ditë në Gjykatën e Elbasanit, ka shqyer sytë, dhe ka vënë duart në
kokë, kur ka prekur nga afër vendimet e kolegëve të saj, (kryesisht ato të
pronave) por në fund u mjaftua me “qortime dhe paralajmërime”, duke mos dërguar
deri lart sinjalin e alarmit. Heshtja 
dhe keqardhja për kolegët, duket se ka sjellë akumulimin e llumit të zi,
që ka mbytur shumicën e zyrave në sistemin e drejtësisë  edhe në Elbasan. Ndoshta pas Gjirokastrës,
KLD-së do ti duhet të ndalet në Elbasan, nga ku mund të merret me Ajsbergun e
shkeljeve dhe abuzimeve skandaloze në gjithë sistemin e organeve të drejtësisë
atje. Neglizhenca, do të sillte pasoja të pariparueshme dhe do të zhyste thellë
në moçal, gjithçka ligjore atje.   

Lista e
barabartë, Blushi zyrtarizon projektin e ri politik më 1 Nëntor

 

 

Deputeti i
larguar nga Partia Socialiste, Ben Blushi, ka bërë të ditur se do të shpallë
zyrtarisht projektin e tij të ri politik më 1 Nëntor. Përmes një postimi në
faqen e tij në Facebook, Blushi i referohet këtij projekti me emrin “Lista e
Barabartë”, për të cilën thotë se fillon në 1 Nëntor në orën 18:00, pranë
Akademisë së Arteve në Tiranë. Të ftuar në këtë aktivitet, thotë deputeti, janë
“Të gjithë njerëzit e lirë”. Blushi ka bërë të ditur deri më tani se ky projekt
politik do t’i përkasë qendrës së spektrit politik dhe do të synojë të mbrojë
interesat e shtresës së mesme të shoqërisë.