Edi Paloka: “Fatkeqësia që i ka rënë këtij vendi me Edvinin është shumë më e madhe nga sa duket

735
Sigal

Nënkryetari i Partisë demokratike Edi Paloka shpreh shqetësimin e tij lidhur me situatën e krijuar nga ngatërrimi i krimit në politikë, duke theksuar se ajo që po ndodh sot është e paprecedentë. Dhe siç thotë Paloka, Rama është fatkeqësia e këtij vendi.

“Fatkeqësia që i ka rënë këtij vendi me Edvinin është shumë më e madhe nga sa duket. Për të qenë të sinqertë, krimi është ngatërruar shpesh në këmbët e politikës, nga të gjitha krahët. Por ajo që po ndodh sot është shumë e rëndë dhe e paprecedentë. Opozita në denoncimet e saj mbi lidhjet e Edvinit me krimin, e ka cilësuar shpesh atë si “kapo” si “kreu i kupolës, si “bos i krimit”, etj. Në fakt, realiteti është shumë më i rëndë se kaq…; Edvin Rama nuk është “kapoja”, nuk është ai që mban nën urdhra krimin. Edvini është ZARI i krimit. Ai është nën urdhra dhe përdoret nga krimi. Sot, pas denoncimit që PD bëri lidhur me përdorimin e strukturave të policisë për të survejuar kreun e PD, Edvini nuk bëri gjë tjetër përveçse vërtetoi që është dhe zar i Agron Xhafajt…”- shprehet nënkryetari i PD-së, Edi Paloka në reagimin e tij në rrjetet sociale.