VIDEO/ Erdogan takim me Putin në Rusi, deputetët përleshje në parlamentin turk

449
Sigal

Një samit midis udhëheqësve të Turqisë dhe Rusisë ditën e sotme mund të jetë shansi i fundit për të hartuar një marrëveshje që shmang konfliktet e mëtejshme në veri-perëndim të Sirisë.

Teksa numri i ushtarëve turq që vriten çdo ditë në provincën Idlib të Sirisë po rritet dhe masa e madhe e refugjatëve sirianë është dyndur drejt Turqisë të larguar nga vendi i tyre si shkak i frikës, presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, dëshiron të vendoset armëpushimi, ku edhe President rus, Vladimir Putin është dakord për një vendim të tillë.

Ndërkohë në shenjë të tensioneve të rritura në Turqi, në parlament deputetët e opozitës janë përleshur me ata që janë në pushtet, teksa kanë qenë në seancën për çështjen e Sirisë.

Në videon e publikuar nga The guardian shihet sesi deputetët janë përplasur me njëri-tjetrin me grushte.