Droga rrezik kombëtar, Petrit Vasili: DEA të vendoset në Shqipëri

753
Pas kapjes së kokainës në portin e Durrësit që kap vlerën e 180 milionë euro-ve, ka reaguar LSI-ja. Petrit Vasili, kreu i grupit parlamentar përmes një postimi në rrjetin social facebook, çon thirrjen se situata është e rëndë, dhe prandaj në vend të stacionohet DEA. DEA është agjencia Amerikane e luftës kundër drogës.
”Ripërsërisim sot me forcë që DEA duhet patjetër të stacionohet në Shqipëri pasi droga dhe krimi i organizur në Shqipëri është bërë rrezik kombëtar dhe rajonal. Koha nuk pret më përpara se të jetë shumë vonë”,- tha Vasili.
Duke e cilësuar kapjen e saisë prej afro 700 kg kokaninë në portin e Durrësit, Vasili thekson se Shqipëria po kthehet në një vend të rrezikshëm të trafikut ndërkombëtar dhe krimit të organizuar.
DEA është agjencia që lufton trafikun e drogës në SHBA dhe është në varësi të Departamentit të Drejtësisë. Cilësohet si agjencia më e specializuar në botë për luftën kundër narkotrafikut. Në disa vende si të Amerikës Latine DEA është e pranishme me agjentë konkretë në terren. Prania zyrtare e DEA-s nuk pranohet në vendeve ku prodhohet më shumë droga, si Venezuela dhe Kolumbia ku qeveritë e këtyre vendeve kundërshtojnë SHBA. Vitet e fundit, për shkak se trafiku i drogës po kryhet më shumë nga Europa, DEA ka kryer operacione në Holandë.
Statusi i plotë i kreut të deputetëve të LSI, Petrit Vasili:
“Kapja e sasisë shokuese të kokainës është provë e kthimit të Shqipërisë në vend shumë të rrezikshëm të trafikut ndërkombëtar të drogave të rënda dhe i krimit të organizuar.
Roli i partnerëve ndërkombëtare i paçmueshëm.
Kreu i antimafias italiane e paralajmëroi qartë në Tiranë jo me larg se dje vetëm kryeministri nuk e dëgjoi, si duket ishte i zënë me organizimin e kësaj që i dështoi sot.
Në SHBA kemi kërkuar që DEA të stacionohet në Shqipëri.
Ripërsërisim sot me forcë që DEA duhet patjetër të stacionohet në Shqipëri pasi droga dhe krimi i organizur në Shqipëri është bërë rrezik kombëtar dhe rajonal. Koha nuk pret më përpara se të jetë shumë vonë“.
Sigal