FOTO/ Sllavët tallen me kryeministrin e Shqipërisë: Edi Rama, motha fucker style

683
Federika Mogerini mblodhi mbrëmë 6 kryeministra të rajonit për darkë në Bruksel. Para darkës informale, ata bënë një fotografi të përbashkët.

Siç shihet, 5 liderët e tjerë të rajonit janë me kravatë, por kryeministri Rama ka zgjedhur një veshje ekstravagante. Kjo ngjalli shumë reagime në rrjetet sociale, jo vetëm në Shqipëri.

‘Kujt ja ke marrë borxh xhaketën, fotografit?’, pyet dikush retorikisht në Twitter. “Edi Rama punk, rock, hip hop, motha fucker style’, shkruan një tjetër.

Të njëjtën fotografi e ka postuar edhe vetë shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian, Federika Mogerini. Të tjera komente kanë vërshuar në profilin e saj. Shumica janë nga maqedonasit. ‘Pse e ke marrë Zoran Zaevin aty, kë përfaqëson ai? Kryeministri i Maqedonisë tani është Dimitriev…’, thonë ata.

Ndërkohë një tjetër maqedonase shkruan duke ju drejtuar Mogherinit dhe Edi Ramës: Merruni me Lazaratin, lëreni vendin tim të qetë.

‘Edi Rama, ke humbur bagazhet?’, pyet dikush me emrin Gjevrek Jovanoviç.


Sigal