Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa në një statua në rrjetin social facebook i drejtohet Kryeministrit Rama për mjerimin qe ka mberthyer mijera familje

Ja statusi i plotë:

Cuditet se ka refuzuar te degjoje njerezit pasi ne vemendje ka kriminelet dhe oligarket qe u jep miliona euro nga taksat e qytetareve. Rreth 300 mije qytetare hane vetem nje here ne dite, gjysma e popullsise nuk kane mundesi te paguajne ujin dhe dritat qe ua rriti Edi Rama.

Cfare beri per te varferit ky qe po sillet si “shenjetor” i zbritur nga qielli neper Shqiperi?! Pergjysmoi ndihmen ekonomike. Hoqi nga skema e ndihmes ekonomike 40 mije familje. I shtrenjtoi ujin dhe dritat dhe pastaj ju tha futuni online dhe ankohuni…

Dhe te gjithe e mbani mend se cfare thoshte kur kryetari i PD Basha i sillte ne vemendje keto familjet qe Rama viziton sot ” nuk duan te punojne” apo reagimet ndaj qytetareve qe i konsideronte genjeshtare kur i flisnin per varferine e tyre. Nga dolen sot valle keta te varferit?!

Turp per nje kryeminister qe tallet me mjerimin qe e krijoj vete dhe e perdor per show-in e rradhes.