Donald Lu në Gjykatën Kushtetuese, shkak kërkesa e PD për Vetingun

420
Sigal

Në Gjykatën Kushtetuese është këtë të martë seanca e parë dëgjimore publike për ligjin e Vettingut, për kërkesën e PD-së dhe gjyqtarëve.

Ambasadori Donald Lu është paraqitur sot në Gjykatën Kushtetuese teksa Pandeli Majko, Fatmir Xhafaj, Vasilika Hysi dhe Ulsi Manja përfaqësojnë Kuvendin.

Teksa Gazmend Bardhi, Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso janë përfaqësuesit nga PD-ja.

Vetingu është kthyer tashmë një kusht për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Seanca e të martës nuk është vendimarrëse, sepse vendimi pritet pas 10 dhjetorit, kur Komisioni i Venecias të publikojë opinionin e vet për standardet e ligjit që bën rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Në tryezën e gjykatësve janë dy kërkesa për ta shpallur ligjin antikushtetues, ajo e Partisë Demokratike dhe kërkesa e Unionit të Gjyqtarëve.

Gjyqtarët, njësoj si opozita ngrenë shqetësimin për rolin e Inspektoriatit të Pasurive gjatë procesit të Vettingut.