Luan Rama: Me mjeshtrat e Vlorës, shembullin më të mirë për gjithë të rinjtë se vetëm puna e ndershme dhe dashuria për familjen dhe për vendin të bën njeri të vlefshëm e të respektuar

174
Sigal

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama ka takuar disa të rinj profesionistë në qytetin e Vlorës.

“Me mjeshtrat e Vlorës: DJEM TË MREKULLUESHËM, SPECIALISTË TË ZOTË, QYTETARË TË MIRË.” – shkruan Rama në Facebook.

Postimi:

Me mjeshtrat e Vlorës:

DJEM TË MREKULLUESHËM, SPECIALISTË TË ZOTË,

QYTETARË TË MIRË …

Ata janë mjeshtrat e Vlorës.

Gjithë qyteti i njeh dhe i respekton si të tillë. Gjithë Vlora i do.

Me duart e tyre të arta punojnë pa u lodhur dhe gjithë pasion nëpër pikat e shërbimit të riparimit të makinave, duke dhënë shembullin më të mirë për gjithë të rinjtë se vetëm puna e ndershme dhe dashuria për familjen dhe për vendin të bën njeri të vlefshëm e të respektuar.

Takimi me ta e diskutimi me aq pasion për problemet e punës, për krijimin e standardeve europiane në marrëdhëniet e punonjësit të shtetit me qytetarin, problemet që shqetësojnë qytetin dhe mungesat në infrastrukturë, sjellja shpeshherë rrugaçërore e taksidarëve të pushtetit, më dhanë mundësinë të kuptoj se ata djem të mrekullueshëm me Kledon, Zanin, Mariglenin, Landin, Edin, Filipin, Erjolin, Kreshnikun, Fatjonin e shumë të tjerë, janë jo vetëm specialistë të zotë e duarartë, por edhe qytetarë të mirë që e duan shumë Vlorën, e duan si shtëpinë e tyre.