Dokumenti i BE, Shqipëria nuk përfshihet në planet e zgjerimit të unionit

455
Dokumenti i BE-së i siguruar nga ‘Radio Evropa e Lirë’, dhe thotë se është ngarkuar zyrtarja e lartë e Punëve të Jashtme të BE Federica Mogherini për të siguruar vlerësimet strategjike.
“Radio Evropa e Lirë” ka siguruar së fundi një dokument për vendet e Ballkanit Perëndimor, që synon integrimin e tyre në Bashkimin Europian, dhe që konsiderohet si “investim strategjik në sigurinë dhe prosperitetin e Evropës”. Por bië në sy që në këtë dokument nuk përmendet vendi ynë në planet e Bashkimit Europian për integrimin në BE në vitet e ardhshme.
“Politika e zgjerimit, e cila aktualisht përfshin Turqinë dhe disa vende në Ballkanin Perëndimor, siç janë Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia është përshkruar si një “investim strategjik për sigurinë dhe prosperitetin e Evropës”, shkruan REL.


Sipas dokumentit për të siguruar vlerësimet strategjike është ngarkuar Federica Mogherini, shefja e Politikës së Jashtme në BE. Sidoqoftë në dokument nuk jepen afatet kohore se kur do të ndodhë integrimi në BE i këtyre vendeve.
Sigal