Doda bashkohet me opozitën: Protesta kundër Ramës

620
Ish-deputetja Mesila Doda ka dalë kundër qëndrimit të PDIU-së lidhur me Prokurorin e Përgjithshëm dhe ka kërkuar organizimin e protestave. “Më është dashur të hesht, thjesht që të kisha mundësinë të gjykoja më e qetë mbi ngjarjet. Përfundimisht të hënën shteti pushoi së ekzistuari… deputete vajza e gra që dhunohen, karta votimi që vidhen, Kushtetuta e bërë copash.. shteti i rënë…”, u shpreh Doda. Ajo u deklarua publikisht “me opozitën që zbret në sheshe. “Nëse protestat do të shtyhen për kohë më të përshtatshme është më mirë të pranojmë kapitullimin para të keqes. Para një të keqe të madhe duhet të heshtë çdo inat, kënaqësi a pakënaqësi e jona më e vogël. Shteti demokratik sot është uzurpuar i gjithi nga përgjegjësi i vetëm që bëri të marrin arratinë 200 mijë shqiptarë. Në këto kushte, vetëm sheshi dhe përballja mund të jenë garantët e demokracisë në vend”, deklaroi Mesila Doda.
Sigal