Djegia e mandateve nga opozita – Kryeminstri Rama takon kreun e kuvendit

499
Sigal

Kryeministri Rama zhvilloi mbrëmjen e djeshme një takim me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçin. Takimi erdhi pak orë pas vendimit të Partisë Demokratike dhe LSI-së, për të dorëzuar mandatet e deputetëve, vendim që solli reagime edhe nga institucionet ndërkombëtare në Tiranë. Mendohet se temë bisede të ketë qenë pikërisht situata aktuale politike, ndërsa sipas disa burimeve u bë e ditur se në takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues të trupit diplomatik në Shqipëri.