Spektakël pa gola, Klopp e Kovac “shah” edhe në konferencë

511
Sigal

Spektakël në mënyrën e interpretimit të lojës, ritëm i çmendur por i pa qartë në finalizim. Bayern zhvilloi një ndeshje perfektë në aspektin taktik, ishin të kujdesshëm në çdo detaj, i lejuan pak hapësira yjeve të Liverpool por rrezikuan jo pak duke e shndërruar Neuer në një qendërmbrojtës tipik, ku më shumë ishte në kontakt me topin kapiteni se sa Lewandowski, Rodrigues dhe një pjesë e mirë e ekipit.

Mane

Të kuqtë e Jurgen Klopp krijuan shumë pështjellim në zonën e Bayern por në asnjë moment nuk ishin të saktë në finalizim, përjashto këto një goditje me kokë të Salah dhe një kthesë të Mane në shtyllën e parë, pjesa tjetër ishte thjeshtë zhurmë, fundja kuadratin e Neuer e goditën vetëm dy herë. Liverpooli pagoi shtrenjtë ritmin e lartë në pjesën e parë, në të dytën u “fikën” ku e kishin thuajse të pa mundur të depërtonin në zonën e Bayern.

Kimish

Bavarezët zhvilluan një 90-minutësh larg emrit që mbartin, sakrifikuan dy lojtarët e krahut Alaba e Kimmich ndërsa Coman i vetëm e kishte të vështirë të bënte diçka më shumë. Në fund një barazim pa gola që i rri ngushtë të dy ekipeve, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit më 13 mars. Në konferencën për shtyp dy trajnerët bashkohen në një pikë, ky ishte rezultati i drejtë:

Kloop

Në pjesën e parë u sforcuan shumë, nuk ishte e lehtë. Bayern është një skuadër me nivel të lartë fizik, e ndërlikuam më shumë seç duhet pasin final, duhet të jemi më të qartë. Barazimi duket rezultati i drejtë me atë çfarë u pa në fushë. Ishte një luftë dhe kjo u pa qartë, por kjo është Champions League dhe për në ky rezultat nuk është një problem”, u shpreh Jurgen Klopp në konferencë për shtyp.

Kovac

“Kemi arritur objektivin tonë, morëm një barazim dhe tashmë të shohim se çfarë do të ndodh në shtëpinë tonë”, theksoi Niko Kovac.