Djegia e flamurit grek, Mega: Shfaqje e nacionalizmit ekstrem

458
Një incident i parecedetn ka ndodhur pranë zyrave të ogranizatës Omonia, kur një flamur kombëtar grek është djegur. Lajmi bëhet i ditur nga Partia MEGA (Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen), e cila dënon aktin e rëndë. Sipas saj, ky akt, që në vetvete është një shfaqje e nacionalizmit ekstrem, provokon rëndë ndjenjat e Monoritetit Etnik Grek në Shqipëri dhe tenton të bëhet shkak për prishjen e ekuilibrave ndëretnike. ‘Kërkojmë nga ana e autoriteteve kompetente shtetërore të evidentojnë dhe të dënojne aktin e natës së djeshme , si dhe dënimin e këtij fenomeni nga mbarë opinioni shqiptar. Njëkohësisht i bëjmë apel mediave në vend, të mos kultivojnë atmosferë konfliktuale midis përkatësive etnike, por të punojmë të gjithë së bashku peë ndërtimin e një klime paqësore larg ndjenjave nacionaliste dhe të urrejtjes .Minoriteti Etnik Grek në Shqipëri ka qënë dhe mbetet një model kulture, urtësie , korrekt në zbatimin e ligjit dhe model bashkëzistence’ theksohet në deklaratën e Partisë Omega. 
Sigal