“Dielli sot u shua për Gëzim Krujën”, Berisha mesazh të ndjerë: Do jetojë përjetë në veprat e tij, përulem me nderimin më të veçantë

322
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë një mesazh të ndjerë për ndarjen nga jeta të aktorit shkodran të humorit Gëzim Kruja.

Berisha shkruan se sot dielli u shua për të, por se ai do jetojë përjetë në interpretimet, komeditë dhe veprat e tjera të tij.

“I pavdekshmi Gëzim Kruja mbylli sytë përgjithmonë!
Miq, artisti i pavdekshëm, kolosi i skenës, komedisë, satirës dhe humorit, Gëzim Kruja mbylli sytë përgjithmonë.
Bota e artit, kulturës por dhe mbarë kombi janë sot në dhimbje për artistin, i cili në mijëra interpretime në disa dekada me gjeninë e tij krijuese, talentin e tij të rrallë, interpretimin e përsosur, humorin dhe satirën e tij të rrallë solli gëzime, kënaqësi në ekranet, festat, zemrat e shqiptarëve më shumë se kushdo tjetër.
Dielli sot u shua për Gëzim Krujën por ai do jetojë përjetë në interpretimet, komeditë dhe veprat e tjera të tij.
Ndaj me këtë rast, duke u përulur me nderimin më të veçantë, mirënjohjen më të thellë para Gëzim Krujës dhe veprës së tij, shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve, të afërmve të tij dhe lutemi që shpirti i tij i mirë të gjejë paqen e merituar. Amin!”, shkruan Berisha.