Presidenti Meta reagon për tragjedinë e familjes në Bulqizë: Thellësisht i tronditur!

407
Sigal

Presidenti Ilir Meta reaguar për tragjendinë e ndodhur në familjen Tola ditën e sotme në Bulqizë, ku nëna dhe dy fëmijët humbën jetën si pasojë e helmimit nga gazi.

Kreu i shtetit shprehet i tronditur nga kjo ngjarje, ndërsa uron shërim të shpejtë për vajzën tjetër të familjes, e cila ndodhet në spital.

“Thellësisht i tronditur nga tragjedia në Ostren të Bulqizës. Duke ndarë dhimbjen e madhe me familjen Tolaj, të afërmit dhe mbarë komunitetin e Bulqizës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe uroj shërim sa më të shpejtë të vajzës së mitur që po merr ndihmën mjekësore. Do të jemi gjithmonë pranë familjes Tolaj!”, shkruan Meta.

Tre pjesëtarët e familjes humbën jetën tragjikisht si pasojë e rrjedhjes së gazit brenda banesës së tyre. Ata u gjetën pajetë nga një afërme e tyre e cila menjëherë njoftoi ambulancën për ndihmë mjekësore. Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e sotme, në Ostrem të Bulqizës, në familjen e Ylber Tolës.