Diplomatët e karrierës marrin gradën “Ambasador”, Bushati: Ditë e shënuar për shërbimin e jashtëm

308
Diplomatëve të karrierës Dashnor Dervishi dhe Ilir Boçka u është akorduar sot grada “Ambasador” nga Presidenti Ilir meta. Në fjalën e tij, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati tha se është hera e parë që jepet kjo gradë në periudhën post-regjimit. Kreu i diplomacisë vlerësoi dy ambasadorët për kontributin e tyre në shërbimin e jashtëm.
“Kjo është një fazë e re, është hera e parë që jepet grada ‘Ambasador’ në periudhën post-regjimit komunist. Sot është një ditë e shënuar për gjithë shërbimin e jashtëm. Dervishi dhe Boçka janë një shkollë e madhe për të gjithë njerëzit që shërbejnë në shërbimin e jashtëm. Ilir Boçka ka dhënë kontribuar për anëtarësimin e vendit në NATO. Po kështu të gjithë ne i njohim dorëshkrimet e Dashnor Dervishit”, u shpreh ministri Bushati.