BE të ndëshkojë Ramën, po mashtron Brukselin

276
Sigal

Kryetarja e Forumit të Gruas në PPE,Doris Pack i bënë apel Perëndimit se Kryeministri Rama e ka mbushur “kupën” dhe liderët e vendeve europiane duhet ti japin fund diktaturës së autokratit. Revista e BE: Me ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor, mbreti mbeti lakuriq

Kryetarja e Forumit të Gruas në Partitë Popullore Europiane, Doris Pack, ka reaguar ashpër pas rrëzimit nga PS të dekretit të Presidentit Ilir Meta për ndryshimin e Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor. Doris Pack, e cila është një njohëse e mirë e zhvillimeve politike në Shqipëri, shprehet se ka ardhur koha që Bashkimi Europian të penalizojë Edi Ramën. Në një postim në Twitter, Pack shton se BE duhet të kuptojë se po mashtrohet nga kryeministri i Shqipërisë. “Është koha që BE të kuptojë se Rama po e mashtron dhe duhet ta penalizojë atë. Shqiptarët ndihen të humbur nga problemet e tyre të përditshme dhe largohen nga vendi. Unë vetë takoj shumë prej tyre, duke ikur nga atdheu i tyre për të siguruar të paktën një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre”, shkruan Doris Pack. Qëndrimi i Edi Ramës kundër rekomandimeve të BE, ka sjellë reagime dhe nga ekspertë të Ballkanit. Hans van den Berg, profesor në universitet më të njohura në Holandë, shprehet se qëndrimet e Edi Ramës kundër reformave që po kërkon Bashkimi Europian, janë arsye kryesore se përse shqiptarët po largohen nga vendit. Në një postim në Twitter, teksa ka shpërndarë në anglisht lajmin e refuzimit nga Edi Rama të këshillave të ndërkombëtarëve për Komisionin e Venecias, Hans van den Berg, shprehet se kjo është një shuplakë që Edi Rama i jep Bashkimit Europoian. “Rama sundon përsëri dhe injoron këshillat dhe ndihmën ndërkombëtare. Pas injorimit të kushteve të Bundestagut, një tjetër goditje në fytyrën e bashkësisë ndërkombëtare, më konkretisht asaj të BE-së. Në fakt, gjithnjë e më shumë qytetarë shqiptarë nuk duan të jetojnë më në këtë vend do të largohen nga ALB (për në BE)”, shkruan profesori Hans Van den Berg.