Dështimi i negociatave/ Vasili: Edi Rama iu hyri në borxh përjetë shqiptarëve

107

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili thotë se negociatat nuk u hapën për shkak të një zvarraniku, siç e quan ai kryeministrin Edi Rama.

Vasili shprehet se Rama iu hyri në borxh përjetë shqiptarëve duke i lënë jashtë Europës.

“Negociatat nuk u hapën për shkak të një zvarraniku!
Edi Rama ju hyri në borxh përjetë shqiptarëve duke i lenë jashtë Europës për shkak të qeverisjes së ligë dhe të pistë të tij.
Dhe ai zvarritet tek këmbët e thyera të karriges.
Zvarritu,zvarritu Edi Rama!
Po a mundet që një zvarranik të qeverisë me Shqipërinë e shqiponjave”, shkruan Vasili