Deputetët e PD-së: Republikës i ka rënë sistemi i Drejtësisë

524
Sigal

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjoni dje ka raportuar në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, por është vënë përballë akuzave të deputetëve të PD-së, për shkas se nuk ka asnjë raport për luftën kundër Krimit. “Ministrja e Drejtësisë nuk flet në Komisionin e Ligjeve për çështjen e Sajmir Tahirit, Fatmir Xhafajt, Agron Xhafajt dhe Nezar Seiti” theksoi deputeti Enkelejd Alibeaj. “Ku e ke sot Fatmir Xhafajn? Vazhdon dhe pretendon të luftojë kriminalitetin, ndërkohë i vëllai i tij Agron Xhafaj ka lëvizur i lirë në Vlorë, në Shqipëri, madje edhe para Ministrisë së Drejtësisë, i dënuar me 7 vite e 2 muaj dhe…. zero reagim.” Edhe mbi Ministrinë dhe titullarin e saj, theksoi deputeti demokrat, qëndron një faturë shumë e rëndë, pasi sistemi i drejtësisë ka rënë: “Sot Republika e Shqipërisë prezantohet në Evropë pa Gjykatë Kushtetuese. Reforma në drejtësi ka rënë”, – tha ndër të tjera deputeti Alibeaj.