Dëmet nga protesta, bashkia gjobë 163 milionë lekë PD-së

446
Protestuesit opozitarë shkaktuan sot në Tiranë plot 163 milionë lekë dëme. Lajmi u bë i ditur nga vetë kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, i cili e ka dërguar faturën e detajuar të dëmeve në zyrën e kryetarit të PD-së Lulzim Basha, të cilit i ka kërkuar të shlyejë detyrimet brenda shtatë ditësh pa kamatëvonesë. “Kjo është fatura e detajuar e dëmeve, të cilën s’duhet ta paguajë taksapaguesi i Tiranës, por ata që e shkaktuan!”- thekson Veliaj.

Ndërkohë në faturën që i është dërguar zotit Basha thuhet: “Ju lutem gjeni të detajuara kostot e dëmeve të shkaktuara nga aktiviteti i partisë suaj, dt.08.12.2015, ora 11:00-16)0, kundrejt taksapaguesve dhe qytetit të Tiranës. Institucioni juaj ka shtatë ditë kohë për të kryer pagesën e dëmeve pa kamatëvonesë. Në rast mosshlyerje brenda 30 ditësh DPTTV gëzon të drejtën të bllokojë llogaritë tuaja bankare”.

 


 
Sigal