Dekriminalizimi, Felaj: Jemi pranë marrëveshjes, PD të heq dorë nga testi i drogës

427
Pas Ilir Metës, edhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj ka konfirmuar se palët janë shumë afër një marrëveshje për çështjen e dekriminalizimit. Në përfundimt të mbledhjes së grupit parlamentar të PS, Felaj tha se praktikisht palët nuk i bën asgjë të ndara.
Ermonela Felaj: Është e vërtetë..praktikisht nuk ka asnjë cështje që na mban të ndara. Në gjykimin tim nuk ka arsye se pse marrëveshja mos arrihet.
E pyetur për testin e dorgës që kërkon PD, Felaj tha se duhet të heqi dorë.
Ermonela Felaj: PD duhet të heqi dorë, edhe pd duhet të jetë vetë e qartë se kjo përvecse e bën ligjin qesharak e bën edhe të pamundur zbatimin e atij ligji
I pyetur në lidhje me kërkesën për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese mandatin e Frrokut Felaj tha:
Ermonela Felaj: Është Vendimi i Këshillit të Legjislacionit, një vendim që u votua në seancën e fundit të Kuvendit të Shqipërisë që kërkesa përkatëse të votohet në Gjykatën Kushtetuese jo drejtpërdrejt në lidhje me mandatin, por kërkohet interpetimi i nenit kushtetues që bën fjalë për mënyrat si vjen mbarimi i mandateve.
Sigal