Dekriminalizimi, demokratët japin kushtin e panegociueshëm

45
Mazhoranca e opozita i lëshojnë “pe”njëra-tjetrës për të dalë në një produkt të përbashkët për të kryer procesin e dekriminalizimit. Burime konfidenciale nga Partia Socialiste brenda komisionit të posaçëm për dekriminalizimin thonë se Partia Demokratike do të toleroj një nga pretendimet e saj atë për testin e drogës , ndërsa mazhoranca do të jap kompromisin e saj për shenjat e gishtërinjve.
Por nga kampi demokrat burimet thonë se partia demokratike nuk tërhiqet nga testi I drogës. Ministrja për marrëdhëniet me parlamentin Ermonela Felaj dhe Kryetari i komisionit të posaçëm për dekriminalizimin Oerd Bylykbashi janë dy negociatorët e kësaj marrëveshje.
Amendimet kushtetuese të mazhoranëcs do diskutohen në Këshillin e Legjislacionit dhe Komisionin e Ligjeve, ndërsa drafti i PD dhe i PS do të diskutohen në komisionin për Dekriminalizimin për të dalë me një variant të përbashkët.