Çështja CEZ, Meta: Të bëhet një hetim i thellë ndërkombëtar

417
Kryetari i Parlamentit Ilir Meta mbështet idenë e një hetimi të shpejtë e të plotë ndërkombëtar për të gjithë çështjen e CEZ “Dua të mbështes fuqimisht idenë e një hetimi të shpejtë të plotë e të thellë ndërkombëtar për të gjithë çeshtjen e CEZ që nga dita e parë e aktivitetit tonë e deri më sot. Madje do ftoj krerët e partive parlamentare ti kërkojnë në mënyrë të veçantë SHBA-së të krijojnë juridiksion të veçantë prokurorëve amerikanë të ndihmojnë në zbardhjen e kësaj çështje që pretendohet se i ka shkaktuar qindra milionë euro dhe janë akuzuar figura politike. Besoj se jo vetëm Berisha por dhe të gjithë të tjerët do mbështesin këtë kërkesë. Besoj se dekriminalizimi bëhet në mënyrë konkrete dhe është I domosdoshëm. Kjo çështje meriton hetim ndërkombëtar, theksoj amerikan” Deklarata e Metës pas urimit në Komunitetit Mysliman për festën e Bajramit.
Sigal