Sytari nuk pret përfaqësuesit e PS për festën e Kurban Bajramit

445
Edhe sot ditën e Kurban Bajramit nuk kanë munguar “incidentet” e përziera me politikë. Këtë radhë është shënuar në qytetin e Shkodrës, ku mësohet se pritja e përfaqësuesve myslimanë është kthyer në politikë. Myftiu i qytetit verior, Muhamet Sytari, nuk ka pritur përfaqësuesit vendorë dhe deputetët e PS. Është bërë e ditur se ai është larguar në kohën që ka hyrë deputeti Namik Kopliku, kreu i LSI në Shkodër, Luan Heta dhe drejtorë të administratës. Këta të fundit janë pritur nga zëvendësi i Sytarit. Ndërsa, nuk dihen ende arsyet e këtij akti, që ka shkaktuar zhurmë në këtë ditë feste për besimtarët myslimanë.
Sigal