Avokati i popullit,Ballanca: Po ndjekim hap pas hapi çështjet e protestave,i pajustifikuar numri i madh i arrestimeve

207
Sigal

“Ligji shqiptar nuk e ka atë që quhet protestë spontane dhe kjo duhet vënë në vëmendje. Arsyeja pse Policia ka kryer shoqërime dhe arrestime është se kanë qenë pjesëmarrës në një “protestë të paligjshme”,  sepse kështu është quajtur “protesta spontane.  “Një numër shumë i madh dhe i pazakontë qytetarësh janë arrestuar dhe shoqëruar nga Policia e Shtetit në radhët e protestuesve të ditëve të fundit. Avokatja e Popullit Erinda Ballanca ka bërë të ditur se gjendja në komisariate paraqitet shumë e rëndë dhe se se këta persona janë trajtuar jashtë çdo standardi ligjor.Ballanca tha “mbrëmë kemi bërë dy vizita nëpër komisariate dhe gjendja ka qenë goxha e rëndë. Në Tiranë, në drejtorinë qendrore me një kapacitet për dhjetë veta, janë gjetur 49 persona të shoqëruar, pra pesëfishi i atyre që duhet të qëndronin dhe kjo është tej çdo mundësie për t’i trajtuar ata sipas ligjit”.

“Avokati  i Popullit i ka ndjekur çështjet e protestave gjatë një periudhe shumë të gjatë kohe. Kishim pak kohë që nuk kishim pasur protesta të fuqishme, por po rezulton që po rikthehemi tek ajo që është stina  e protestave. Për shkak të protestave të mëparshme ne kemi nxjerrë një sërë rekomandimesh, ku jemi munduar të sjellim një qasje të re apo mënyrën sesi Policia e Shtetit duhet t’i trajtojë tubimet dhe protestat, gjithnjë në përputhje me ligjin.

Dhe në kuptim të ligjit, çdokush që dëshiron të protestojë, duhet të çojë një komunikim në Polici për t’i komunikuar protestën. Ligji shqiptar nuk parashikon atë që quhet “Protestë spontane” dhe në fakt rekomandimi ynë është që ligji duhet të amendohet në këtë drejtim për të ardhur në përputhje me parimet e përgjithshme, qoftë të OSBE/ODIHR për tubimet, ashtu edhe me parimet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

E drejta për t’u tubuar dhe shprehur bindjen në mënyrë të organizuar është një e drejtë themelore e të drejtave të njeriut dhe ligji shqiptar, por edhe praktikat e Policisë, duhet ta garantojnë të drejtën e tubimit paqësor sa më të lehtë dhe të drejtë.Arsyeja pse Policia ka kryer shoqërimet dhe më pas edhe arrestimet (që kryhen nga Prokuroria, ta ndajmë çështjen), arsyeja pse kryhen shoqërime ka qënë pjesëmarrja në një protestë “të paligjshme” – kështu është titulluar apo kështu quajtur protesta spontane, dhe kundërshtim i forcave të rendit dhe zënie të rrugëve.Është e ndaluar në fakt që të zihen rrugët dhe qytetarët duhet të jenë koshientë për këtë dhe e vlerëson Prokuroria nëse kjo ka sjellë vërtet cenim të interesave publike.

Ne nuk vunë re që cënimi i qëllimshëm ka sjellë cenim të lirisë së qytetarëve të tjerë për të lëvizur dhe në këtë kuptim e shikojmë numrin e madh të të arrestuarëve , si shumë të madh, jo të justifikuar.

Kemi verifikuar dhe shkuar në komisarite pas protestës dhe kemi parë një numër shumë të madh të shoqëruarish dhe të arrestuarish dhe janë mbi kapacitet zyrtare të Policisë së Tiranës, që e cenon standartin sesi ata duhet të trajtohen në komisiariate.

Mbrëmë kemi bërë dy vizita nëpër komisariate dhe gjendja ka qenë goxha e rëndë. Në Tiranë, në drejtorinë qendrore për një kapacitet për dhjetë veta, janë gjetur 49 persona, pra pesëfishi që duhet të qëndronin dhe kjo është tej çdo mundësie për t’i trajtuar ata sipas ligjit. Dua të theksoj se këta 49 persona nuk kanë qenë vetëm prej protestës, po ka dhe të tjerë për shkaqe të tjera përtej protestës.

Ne vumë re që një pjesë e madhe e ndalimeve janë bërë duke kërkuar personat që zënë rrugët dhe janë arrestuar më tej. Ankesat që kemi pasur në një pjesë të qytetarëve ka qenë se nuk kanë pasur komunikim me familjarët e tyre.

Problem tjetër jo i vogël ka qenë marrja e konsulencës juridike. Pra nëse nuk kanë konsulencë juridike, avokat, është detyrim i shtetit t’ua vërë në dispozicion.”

A e dini që në protestë ka pasur dhunë policore ndaj grave e vajzave, aktivistëve dhe tentativa ndaj gazetarët?

Erinda Ballanca: Avokati i Popullit  ka  bërë disa rekomandime për këtë çështje dhe ne prisnim që ç’ka ndodhur më parë të ishin bërë mësim për Policinë sesi ta ushtrojnë kompetencën e tyre. Duhet të kuptojmë që Policia mund t’i shoqërojë qytetarët deri në dhjetë orë për një problematikë të caktuar, kur ka një indicje.

Në pamje të parë rezulton se ky lloj kushti është plotësuar në rastin konkret, sepse ka pretendime se kanë marrë pjesë në protestë të paligjshme. Por AP nuk mendon se ky është një interpretim korrekt i ligjit. Ndryshe është çështja për persona që kryejnë veprime të dhunshme apo konfrontohen me Policinë.Duhet të jemi të qartë nga ana tjetër se çdo lloj veprimi  policëve kundër mediave është tërësisht i paligjshëm dhe i patolerueshëm.Por edhe media duhet të raportojë në përputhje me ligjin. Nëse ka një qëndrim nga ana e Policisë se protesta duhet të shpërndahet, gazetarët duhet të jenë aty për ta dokumentuar jo për t’u bërë pjesë e protestës.Mendoj se Policia duhet të marrë masa për të garantuar të drejtën e shoqërimit. Ne do të dalim me një rekomandim dhe na vjen keq që nuk ka pasur reflektim.”