Pazarxhiu Denar Biba tallet me protestuesit: Kemi nisur hetimin për çmimet, rezultati del pas 1 viti

150
Sigal

 

Biba nuk po prek monopolistët e oligarkët, që nën maskën e krizës së luftës, janë bashkuar dhe po veprojnë si oligopol çmimesh të njëjta në tregun e çdo sektori, mbasi qeveria me licencime monopol dhe Autoriteti i Konkurrencës me mos- veprim, janë banda që zhdukin tregun hapur e konkurrencën, duke zhvatur popullatën

 Pasi nisi rritja e çmimeve, Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba, deklaroi se çmimet i ka rritur lufta e jo monopolistët, mbasi sipas tij, në Shqipëri nuk ka monopolistë; por në fakt 10 sektorë produktesh ushqimore, ilaçesh e shërbimesh masive janë monopole me licenca nga qeveria.

Herën e dytë, monopolistët e miellit, e detyruan Denar Bibën të deklaronte publikisht, se gjoja Autoriteti i Konkurrencës, nuk ka asnjë të drejtë të ndërhyjë në treg, madje Denari e quajti “budalla”, popullin që kërkonte të ndalej vjedhja me rritje çmimesh. Por 1 orë pasi nisi protesta kombëtare kundër çmimeve, Denar Biba i telekomanduar nga kryeministri Rama, njoftoi zyrtarisht, se Autoriteti i Konkurrencës, në bazë të ligjit ka nisur hetimin paraprak, për abuzimet që bëjnë distributorët  dhe tregtarët monopol me çmimet.

A nuk e kishte detyrim ligjor Denar Biba para nisjes së protestës, kur deklaronte se nuk do ndërhynte në treg, ndërsa popullin e quajti “budalla”, pse kërkoi ndalimin e vjedhjes?! Mirëpo dhe njoftimi i Denar Bibës për nisje hetimi, është lojë mashtruese e tij me procedura kohore, sponsorizuar nga monopolistët, për të mos e ndaluar batërdinë e çmimeve të larta në treg.

Konkretisht, hetimi paraprak zgjat 3 muaj; pra, deri në mes të muajit qershor 2022; që sipas pazarxhiut Denar Biba, është koha para-përgatitore për t’u njohur me çmimet në treg.

Mirëpo në rastin konkret, nuk ka nevojë për 3 muaj kohë verifikimi, mbasi çmimet në treg ia bëjnë “muuuu” me 30% rritje karburantet, 50% rritje çmimi buke e mielli, 25-50% rritje ushqimet industriale agro-blegtorale, ilaçet, dyfishim rritje biletash transporti urban e në linja ndërqytetëse.

Por pazarxhiu Denar Biba i Konkurrencës, kundrejt çeqeve nga monopolistët, po bënë akrobacinë me afat hetimi 3 muaj, si skenar për të lejuar edhe 3 muaj çmimet e larta në treg, të cilat po rriten çdo ditë.

Skenari për mosndalimin e çmimeve të rritura në treg, do vazhdojë edhe 3 muaj të tjerë, për gjoja njohjen e të dhënave të verifikimit paraprak të tregut, që do të thotë se mos-veprimi i Autoritetit të Konkurencës ndaj çmimeve do shkojë 6 muaj, ose deri më 15 shtator 2022.

Pas njohjes me hetimin paraprak, Denar Biba që “ha në çanakun” e monopolistëve, do urdhërojë fillimin e hetimit të thelluar për çmimet në treg sipas pamflet, që sipas tij afati minimal do jetë 6 muaj, ose deri më 15 mars 2023.Troç, monopolistët do lejohen të vjedhin edhe 1 vit deri sa të përfundojë hetimi, lojë që tregon se kupola e qeverisë është kriminalizuar aq shumë, sa me popullin po tall Denar Biba i Autoritetit të Konkurrencës. Prandaj kryeministri Edi Rama, e ka vendosur këtë sekser e lolo si shef te Konkurrenca, që të mos prek monopolistët e oligarkët, të cilët janë bashkuar e po veprojnë si oligopol çmimesh të njëjta në tregun e çdo sektori, siç Denar Biba veproi me heqjen e gjobës 5 milionë Euro për oligarkët e miellit.