FOTO/ Protesta e 10 kombëtare e opozitës

516
Sigal

Ka nisur mbrëmjen e kësaj të hëne në orën 20:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit protesta e 10 kombëtare e opozitës së bashkuar. Qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, krijimi i një qeverie tranzitore që ta çojë vendin në zgjedhje të përgjithshme të parakohshme. Mijëra protestues nga të gjithë rrethet e vendit po mblidhen para zyrës së Kryeministrit Edi Rama. Mbështetësit e opozitës improvizuan një qendër votimi në Bulevard, ndërsa në vend të votave protestuesit hodhën në kuti fletushka ku shkruhej “Rama Ik”.