DEBATET/ Noka me akuza të forta te “Ligjet”, Manja përmend Gërdecin, përgjigjet Mediu

395

Deputetët e Partisë Demokratike ashtu siç u vendos një ditë më parë nuk i kanë bojkotuar komisioniet parlamentare. Të pranishëm tek “Ligjet” ata nuk i kanë kursyer akuzat ndaj qeverisë, e kanë debatuar me të majtët.

Ndërkohë që Flamur Noka e quajti të padrejtë lirimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda dhe mos dorëheqjen e ministrit aktual Xhafaj, në krah të tij qëndronte i ulur Bashkim Fino, i cili e ka ironizuar duke e duartrokitur.
WhatsApp Image 2018-05-29 at 11.27.14

Ardhjen në komision Noka e ka justifikuar vetëm me hapjen e negociatave për shqiptarët në qershor, ndërsa kryetari i komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja i ka kujtuar kontributin e socialistëve pas shpërthimit të Gërdecit. Në lidhje me këtë ai mori edhe një përgjigje nga kreu i PR-së, Fatmir Mediu, ministër i Mbrojtjes në atë kohë.
WhatsApp Image 2018-05-29 at 11.31.00
Noka: Nuk doni t’ja dini për protestat e opozitës dhe aksionin e qytetarëve ju. Me këtë maxhorancë të inkriminuar, të zhytur në drogë ne duhet të shkëpusnim çdo marrëdhënie. Ne edhe këto ditë do kontribuojmë që të hapen negociatat, por me këtë arrogancë që shfaq Kryeministri në këto 5 vite, kam frikë se sinjalet janë dhënë. Jemi prapë për t’ju paralajmëruar. Më kot përpiqet Edi Rama të shantazhojë opozitën.
WhatsApp Image 2018-05-29 at 11.30.57
Fino duartrohet

Manja: Ne ishim opozitë kur ndodhi Gerdeci, ua dhamë dorën për të futur Shqipërinë në NATO. Thirrja ime vazhdon për reflektim nga ana juaj edhe në këtë rast

Noka: Kontributi jonë ka qënë gjithmonë

Fino-Manjës: Toleranca juaj ka kaluar çdo kufi. I dëgjuam tre kolegët e opozitës, ne do reflektojmë siç na thanë këta. Shumë mirë që e dëgjoi edhe media, por a mund ta ndërpresim këtë retorikë dhe të vazhdojmë punën me projektligjet për të cilat jemi mbledhur?

Noka: Reflektim do ishte të mos bëheshit barrikadë e integrimit, e ti kthenit lirinë Tahrit. Ndërkohë që Xhafaj duhet ta kishte dhënë dorëheqjëen me kohë

Manja: Të lutem a mund ta vazhdojë fjalën zoti Mediu?

Noka: Ju i jeni bërë barrëkadë integrimit

Mediu: Antarësimi dhe marrja e ftesës së Shqipërisë në NATO nuk ka ardhur për shkak të tolerimit tuaj, por për shkak të reformave të qeverisë sonë në atë kohë. Për më tepër dëgjuam ata që ishin skeptikë ndaj Shqipërisë, nuk i anatemuam siç bëni ju sot. Kjo çështja e integrimit duhet të na bashkonte. Rrezik për rajonin tonë është influenca ruse.