PD vijon “betejën” te “Ligjet”: Marka e kësaj mazhorance në Europë, eksportimi i drogës e krimit

620
Sigal

Ashtu siç u vendos një ditë më parë në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, deputetët demokratë kanë vijuar në komisionet parlamentare betejën e tyre. Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve, deputetët demokratë kanë theksuar se protesta e së shtunës tregoi qëndrimin e shqiptarëve ndaj kësaj qeverie.

Pas kësaj, deputetët demokratë kanë bijuar akuzat për lidhjet e qeverisë në trafikun e drogës.

“Marka e kësaj mazhorance në Europë është eksportimi i drogës e krimit. Dy ministra të Brendshëm, të lidhur drejtpërdrejt me drogën. Marka sot është jeshile, mund të jetë dhe e bardhë”, u shprehën deputetët demokratë në Komision.