Konferencë Fyle-Rama

452
Sigal

TIRANË-Kryeministri Rama dhe Komisioneri Fyle ndodhen në konferencë të përbashkët për shtyp pas forumit të dialogut të nivelit të lartë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian në kuadrin e procesit të integrimit. “Sot sifda kryesore është bashkëpunimi politik ndërinstitucional, me partnerët tanë ndërkombëtarë dhe të gjithë aktorët e shoqërisë.Dua të siguroj edhe partnerët tanë se pakënaqësia që nuk e fshehëm për mos marrjen e statusit në dhjetor, nuk ka ndikuar negativisht përkundrazi ka ndikuar pozitivisht që ne të vazhdojmë përpara për ta konsoliduar atë rezultat impresionues që qeveria jonë arriti në shumë pak muaj dhe për të bërë të mudnur që këto prioritete të plotësohen”- tha Rama. Komisionieri për Zgjerimin e Bashkimit Europian Stefan Fyle deklaron se me kryeministrin Edi Rama u diskutua për rëndësinë e gjithëpërfshirjes në adresimin e reformave të lidhura me BE.Fyle ndodhet në Tiranë për të vazhduar dialogun e nivelit të lartë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian në kuadrin e procesit të integrimit. Siç ishte parashikuar, në orën 08:30 Fyle, bashkë më ambasadorin e BE-së, Ettore Sequi mbërritën në Kryeministri në takim me kryeministrin Rama. Takimi zgjati 50 min. Në përfundim të takimit me kryeministrin Rama, komisioneri Fyle komentoi në rrjetin social “Twitter”, duke u shprehur se “u diskutua për rëndësinë e përfshirjes në reforma”.Më pas Fyle dhe Sequi u pritën nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në ambientet e Ministrisë së Jashtme.

Nga zyrën e shtypit të Komisionit Europian bëhet me dije se: “Komisioni Evropian dhe komisioneri Fyle, personalisht mbeten shumë të angazhuar për të vazhduar punën me Shqipërinë në rrugën e saj për në BE, duke përfshirë edhe Dialogun e Nivelit të Lartë, i cili ishte nisur me sukses vitin e kaluar për të ndihmuar Shqipërinë në procesin e integrimit Europian”.

ORA 12: 45: FYLE: QEVERIA PREZANTON ROADMAP 
Qeveria prezanton Roadmap-in për 5 prioritetet.

ORA: 11.00, NIS DIALOGU I NIVELIT TË LARTË MES SHQIPERISE DHE BE
Nis takimi i dialogut të lartë në  Hotel ‘Sheraton”.  Qeveria prezanton Roadmap-in për 5 prioritetet.
Kryekomisioneri Stefan Fyle dhe me Ettore Sequi, të shoqëruar nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati janë drejtuar drejt hotel “Sheraton”, aty do të zhvillohet me dyer të mbyllua Dialogu i Nivelit të Lartë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, në kuadër të reformave të integrimit të vendit.  Në tryezën e Nivelit të Lartë janë të pranishëm ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, ministri i Financave Shkëlqim Cani.

Ndërsa nga opozita janë parë deputetet e PD-së, Kryetarja e Komisonit të Integrimit Majlinda Bergu, Eduart Halimi dhe Arben Ristani, ndërkohë që kreu i opozitës Lulzim Basha dhe ish-kryetari i PD-së ndodhen në Dublin në samitin e PPE-së. Në takimin Shqipëri-BE është i pranishëm edhe Prokurori i Përgjithshëm, Adritiak Llalla dhe nënkryetari i KLD, Elvis Çefa. Përpara se të niste takimi i nivelit të lartë me dyer të mbyllura, komisionari Fyle u takua me përfaqësues të shoqërisë civile.