Debatet/ Felaj i pret fjalën Nokës: Mos u merr me kolegët. Deputeti i PD: Buxheti i pastrimit të parave

530
Projektbuxheti 2018 është miratuar sot edhe në Komisionin parlamentar të Sigurisë vetëm me votat e maxhorancës. Por mbledhja ashtu si edhe të mëparshmet në komisionet e tjera të Kuvendit është shoqëruar me akuza nga opozita dhe debate.
Gjatë shqiptimit të këtyre akuzave, kryetarja e komisionit Ermonela Felaj i ka prerë fjalën deputetit të PD-së Flamur Noka, duke i tërhequr vëmendjen të mos merrej me kolegët. Por nga ana tjetër Noka ka vijuar akuza, duke thënë se ky është një buxhet i pastrimit të parave të bandave kriminale.
DEBATET
Ermonela Felaj: Nuk mund të merresh me kolegët. Këtu jemi deputetë. Maxhorancë-opozitë jemi të barabartë.
Flamur Noka: Mos më ndërpre, dëgjo. Ky është buxheti i një ngrehine kriminale e quajtur Ministria e Brendshme, është buxheti i aeroporteve dhe avionëve të drogës së Ministrisë së Mbrojtjes. Merruni me pastrimin e parave se aty do ju vijë fundit. Ky buxhet është buxhet i pastrimit të parave të Habilajve, dhe gjithë bandës kriminale të quajtur qeveri. Ndaj kjo opozitë nuk e voton. Nuk do të ketë shanse më që kjo maxhorancë të merret me buxhetin. Qytetarët nuk do ta pranojnë.
Sigal