Dako uron besimtarët muslimanë: Sa më shumë paqe, harmoni e dashuri mes tyre

440
Besimtarët myslimanë në qytetin e Durrësit kanë festuar sot festëne Fitër Bajramit, pas 30 ditëve agjërim, lutje dhe adhurime. Urimeve në këtë ditë i është bashkuar edhe Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, i cili i ka uruar të gjithë qytetarët durrsakë me rastin e festës së Fiter Bajramit. Kryebashkiaku Dako ka qenë për vizitë në selinë e komunitetit mysliman në xhaminë e qytetit të Durrësit ku ka bërë urimin e tij me rastin e kësaj feste.
“Uroj besimtarët myslimanë dhe të gjithë qytetarët e Durrësit për festën e Fiter Bajramit. I uroj të gjithë qytetarëve sa më shumë paqe, harmoni e dashuri mes tyre që janë pikërisht mesazhet që përcjell kjo ditë e shënuar. Fitër Bajrami është festa e sakrificës, solidaritetit, humanizmit si dhe harmonisë, ku të gjithë festojmë këtë ditë të shënuar që na kujton vlerat më të mira që karakterizojnë njerëzimin por edhe traditën e shkëlqyer të harmonisë fetare dhe njerëzore në qytetin tonë por edhe në të gjithë vendin”, uroi Dako.
Ceremonia dhe koktejli i shtruar nga komuniteti mysliman ka kaluar në një atmosferë festive, ku janë shkëmbyer urimet e rastit për sa më shumë paqe e harmoni.
Sigal