Sejko: Marrëveshja Greqi–BE ul rrezikun e efekteve të krizës greke në Shqipëri

840
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha se marrëveshja e arritur mes Greqisë dhe Europës, ul rrezikun e efekteve negative të krizës greke në Shqipëri.
Guvernatori Sejko, në një intervistë për media u shpreh se “Ne i përmbahemi të njëjtave vlerësime lidhur me gjendjen e stabilitetit financiar në Shqipëri. Stabilitetit financiar në vend mbetet i shëndoshë dhe në një gjendje të mirë kapitalizuar dhe me një tepricë likuditeti të bankave të nivelit të dytë, pavarësisht nga situata në Greqi. Sfida jonë, kosiston në drejtim të rritjes së kredititmit në ekonomi. Une do të thoja që situata në Greqi ka ndikuar psikologjikisht, por jo ekonomikisht dhe financiarisht mbi bankat e nivelit të dytë. Ne monitorojmë situatën çdo ditë, e kemi monitoruar dhe vazhdojmë ta monitorojmë dhe kemi vënë re një situatë tërësisht normale, në sistemin tonë bankar, pavarësisht nga situata në Greqi. 
Kjo marrëveshje do t’i japë një frymëmarrje padiskutim bankave dhe sistemit bankar dhe financiar në Greqi, por dhe të gjithë shtetit, popullsisë, politikës dhe të gjithë situatës ekonomiko-financiare dhe shoqërore në Greqi, pavarësisht masave shtrënguese të vendosura. E rendësisshme është që marrëveshja mes Greqisë dhe kreditorëve u arrit. Kjo do të ketë padyshim zhvillillime pozitive në krahasim me skenarin e “Greek Exit”. Ne kemi marrë të gjitha masat që të jemi të përgatitur kundrejt rrënies së remitancave dhe lidhur me emigrantët, sikurse thashë, nuk parashikohet një kthim i konsiderueshëm pas marrëveshjes”, deklaroi Sejko.
Sigal