Dako: Rikonstruksion i rrugës kryesore, qendra sociale për njerëzit në nevojë

442
Kryebashkiaku Vangjush Dako gjatë një takimi me banorët në Sukth është angazhuar se në fillim të vitit 2016 fillojmë punën për rikonstruksionin e rrugës kryesore që përshkon zonën e Sukthit dhe lidh autostradën me Bregdetin, do të hapim qendra sociale për njerëzit në nevojë dhe do të zhvillojmë bujqësinë e zonës. 
“Ashtu siç po transformojmë Durrësin sot, ashtu do të transformojmë edhe të gjitha zonat e tjera që i shtohen kësaj bashkie nesër, pra, në mandatin e ri do t’i ndryshojmë faqen edhe Sukthit, Ishmit, Rrashbullit, Manzës dhe Katundit të Ri. Rruga që do të rikonstruktohet, do të jetë një rrugë me standarte moderne, kanalizime, trotuare, ndriçim dhe gjelbërim,” duke theksuar se “ky aks kryesor që ne do të fillojmë ta rikonstruktojmë që në fillim të 2016, është një domosdoshmëri për zhvillimin e të gjithë zonës, duke lehtësuar jo vetëm lëvizjen e mjeteve dhe këmbësorëve, por duke ndihmuar edhe bizneset, e duke ndikuar njëkohësisht edhe në zhvillimin e bujqësisë, pasi vetëm më një infrastrukturë moderne rrugore mund të zhvillohet bujqësia”, u shpreh Dako. 
Po kështu, vazhdoi më tej ai, “do të japim mbështetje të fuqishme për fermerët dhe do të nxisim prodhimin bujqësor me sera, zhvillimin e vreshtarisë dhe ullirit,” duke theksuar se “do të ndihmojmë edhe njerëzit në nevojë, pasi qytetarët e Durrësit janë të barabartë në cdo zonë të qytetit”. Në zonën tuaj, do të hapim qendra sociale për gratë e dhunuara, për pleqtë dhe për njerëzit në nevojë, – u zotua z. Dako, duke u shprehur se “përveç punës me investimet në infrastrukturë, ne do t’i kushtojmë një kujdes të veçantë edhe çështjeve sociale, për t’u lehtësuar sadopak problemet që përjetojnë kategoritë e ndryshme të njerëzve në nevojë”.
Sigal