Tahiri: Bashkëpunim kundër terrorizmit / Sewall: Mesazhe pozitive për të rinjtë

495
Përfaqësues të 12 vendeve janë mbledhur sot në Tiranë në një samit ku po diskutojnë mbi çështjet që lidhen me radikalizmin e dhunshëm dhe bashkëpunimin në luftën kundër këtij fenomeni. Përveç ministrave të brendshëm të vendeve të rajonit, marrin pjesë edhe përfaqësues të disa vendeve të BE, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfaqësohen nga Zv/Sekretarja amerikane e Shtetit për Sigurinë Civile, Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut, Sarah Sewall.
Në fjalën e tij, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka deklaruar se të gjitha vendet po kërcënohen nga terrorizmi dhe se Ballkani është një nga qendrat nga ku eksportohen edhe terroristë. “Shqipëria është një vend model përsa i përket bashkëjetesës fetare dhe kjo është një shembull e simbol shumë i mirë për të gjithë rajonin. Megjithatë Terrorizmi mbetet një nga shqetësimet më kryesore pasi Ballkani është një nga qendrat ku eksportohen më së shumti terroristët”, u shpreh Tahiri.
Më tej Ministri Tahiri, deklaroi se tashmë janë përcaktuar disa objektiva bazë për luftën ndaj ekstremizmit të dhunshëm. Masat e forta kanë çuar në zero numrin e personave që nisen për të marrë pjesë në luftë, në kuadër të Shtetit Islamik. “Tendencat e terrorizmit janë më shqetësuese se kurdoherë tjetër . Të krijojmë ekipe hetimesh të përbashkëta, të shkëmbejmë informacionet. Kriminaliteti dhe ekstremizmi i dhunshëm nuk njohin kufij. Bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese me rezultate pozitive.
Është ulur gati në zero numri i personave që mund të nisen në vendet e luftës. Është rënë dakord që qasja ndaj terrorizmit të jetë një qasje e përgjithshme dhe jo vetëm një qasje force. Çka do të thotë më shumë përpjekje që duhen bërë për luftën kundër varfërisë, kundër injorancës dhe mungesës së arsimit, forcim të zhvillimit ekonomik në mënyrë të qëndrueshme, e pastaj sigurisht përpjekjet e agjencive ligjzbatuese që nga shkëmbimi informacionit deri tek aksionet e përbashkëta. Falenderojmë SHBA për ndihmën thelbësore që i ka dhënë Shqipërisë në përgatitjen për tu përballur me këto sfida”, tha Tahiri.
Nga ana e saj, Sarah Sewall, ndihmës sekretarja amerikane e shtetit për sigurinë civile, ju ka bërë thirrje familjeve të mbrojnë të rinjtë nga ndikimi i radikalizmit fetar. Sewall deklaroi se edhe Samiti i Vende të Rajonit, që pason Ministerialin e SHBA-së duhet ta fokusojë punën në parandalimin e fëmijve që tentojnë t’ju bashkohen organizatave terroriste.
“Bashkëpunimi rajonal është me rëndësi për të parandaluar radikalizimin. Në këto strategji duhet të përfshihen qeveritë vendore dhe qëndrore. Të përfshihen shoqëria civile, komunitetet fetare dhe sektori privat. Fokusi duhet të jetë në parandalimin e fëmijëve tanë, që të mos bëhen terroristë. Të rinjve duhet t’ju jepen mesazhe pozitive si dhe kërkoi që të filtet me ta për mundësitë ekonomike e sociale dhe të marzhinalizuarit.” , u shpreh Sewall.
Sigal