Daklarata e fortë e Kryemadhit: Mund të dalim forcë e parë me mbi 40 deputetë

489
Monika Krymadhi nuk i ndal deklarata e forta kundrejt aleatit të LSI në koalicion, PS-së.

E ftuar në rubrikën “Vila 24” në Neës24 ajo ka shprehur kritika ndaj reformës në arsim, si dhe deklaroi se favorizon universitetet private dhe oligarkët.

Kryemadhi gjithashtu tha se për momenti LSI ka 20 deputetë, por mendon se në zgjedhjet e ardhshme, kjo forcë politike, do t’i kalojë 40. E pyetur nëse një kryeminstër si Rama mund të jetë një njeri i urryer, ajo u shpreh se çdokush që varfëron njerëzit dhe bën ligje klienteliste është i tillë.

Pjesë nga intervista:
Ju keni thënë pseudoreformë…

Po të hysh të shikosh në rrjetet sociale LRI ka filluar me problemet e arsimit që në 2008. E keni dëgjuar fjalimin e Luan Ramës dhe Petrit Vasilit para votimit të reformës. Kur u bë reforma në arsim në Paris, studentët u çuan dhe dogjën Parisin. Janë 3 breza të humbur nga kjo reformë. Lindita Nikolla nga ana ligjore mund të mos ketë vetë problem por nëse ngrihet një student ose maturant e çon ligjin në Kushtetuese, të gjithë studentët e vitit të parë kthehen mbrapsht, e të gjitha zgjedhjet në universitete. Në takimet që kam bërë me maturantët, unë u kam thënë mos bëni kompromise me dijet tuaja. Unë me ligjin e arsimit të lartë do vazhdoj ta bëj punën politikisht.

Po si do ta zhbëni reformën?
Reformën e zhbëjnë votat e brezit të ri. Nëse më voton mua e zhbëj reformën.

Ju keni 19 deputet sot?
Ne kemi 20, por une mendoj qe do ti kalojë 40.

Do dilni forcë e parë?
Pse jo, s’është çeshtja tek kryeministri, ti mund të jesh kryeminister, por mund të bëhesh edhe njeriu me i urryer.

Vlen per zotin Rama kjo?
Vlen për cdo kryeministër që varfëron njerezit e vet, bën politika klienteliste…
Sigal