Plani i shpopullimit / Mbi 15 mijë shqiptarë azilkërkues kanë ikur zyrtarisht në BE dhe Angli këtë vit

235
Sigal

Gati projektligji: Çdo shqiptar që shkon në Angli do të kthehet menjiherë mbrapsht. Ja rregullat e reja që parashikojnë refuzim 100 % të kërkesave

11 mijë persona më shumë aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare, krahasuar me muajin e kaluar që përkthehet në një rritje prej 17%. Krahasuar me gushtin e vitit 2021, numri total i kërkesave ka pësuar një rritje prej 54% .

Azilantë – 15 mijë shqiptarë kanë ikur zyrtarisht në BE dhe Angli këtë vit

Aplikimet për azil kanë vijuar tendencën rritëse përgjatë këtij viti, ndonëse ato mbeten më të ulëta në krahasim me periudhën e para pandemisë. Sipas statistikave të Eurostat, në gusht është regjistruar numri më i lartë i aplikimeve për azil për këtë vit, duke arritur në 950.

Për gjithë periudhën janar- gusht janë shënuar gjithsej 6720 aplikime, me një rritje prej 65% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Megjithatë, në krahasim me para pandeminë, aplikimet për azil mbeten 43% më të ulëta për të njëjtën periudhë. Të dhënat paraprake për shtatorin, ku nuk raportohen të gjitha shtetet, tregojnë se tendenca është përshpejtuar. Nga të dhënat e deritanishme janë gati 1400 aplikime për azil vetëm në muajin shtator. Që prej vitit 2019, Eurostat nuk i raporton më të dhënat për aplikimet në Mbretërinë e Bashkuar. Statistikat e tjera të Mbretërisë së Bashkuar në faqen e internetit ëëë.gov.al, tregojnë se vetëm në 6- mujorin e parë të vitit kërkuan azil nga Shqipëria 7,267 persona, 8% më shumë se sa aplikuan në të gjitha vendet e Bashkimit Europian për 8 mujorin. Në total, duke përfshirë aplikimet në BE së bashku me të dhënat paraprake për shtatorin dhe aplikimet në Mbretërinë e Bashkuar, për 6 mujorin, numri i personave që kanë ikur zyrtarisht këtë vit është rreth 15.3 mijë.

Aplikimet për azil deri në shtator

-Në Bashkimin Europian (janar-shtator)                  8,115

-Në Mbretërinë e Bashkuar (janar-qershor)            7,267

TOTALI                                                                    15,382

Në Bashkimin Europian, sipas të dhënave të detajuara të Eurostat, Franca vijon të mbetet më e preferuara, me gjysmën e aplikimeve, që shkojnë në këtë shtet, të njohur për politikat sociale. Pas Francës renditet Gjermania me rreth 21% të aplikimeve.

Aplikimet në Bashkimin Europian sipas Eurostat, 77,5 mijë azilantë për herë të parë jo shtetas të Bashkimit Europian u regjistruan në gusht të vitit 2022. 11 mijë persona më shumë aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare, krahasuar me muajin e kaluar që përkthehet në një rritje prej 17%. Krahasuar me gushtin e vitit 2021, numri total i kërkesave ka pësuar një rritje prej 54% . Për të njëjtin muaj, 6,100 persona riaplikuan për azil pasi ishte marrë një vendim i mëparshëm, me një rritje prej 4% se krahasuar me korrikun e vitit 2022. Për të njëjtin muaj të vitit 2021, numri ka pësuar rënie prej 11%.Monitor

Shpopullimi masiv: Rritet numri i aplikimeve për azil në BE

Aplikimet për azil kanë vijuar tendencën rritëse përgjatë këtij viti, ndonëse ato mbeten më të ulëta në krahasim me periudhën e para pandemisë. Sipas statistikave të Eurostat, në gusht është regjistruar numri më i lartë i aplikimeve për azil për këtë vit, duke arritur në 950. Për gjithë periudhën janar-gusht janë shënuar gjithsej 6720 aplikime, me një rritje prej 65% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Megjithatë, në krahasim me para pandeminë, aplikimet për azil mbeten 43% më të ulëta për të njëjtën periudhë. Të dhënat paraprake për shtatorin, ku nuk raportohen të gjitha shtetet, tregojnë se tendenca është përshpejtuar. Nga të dhënat e deritanishme janë gati 1400 aplikime për azil vetëm në muajin shtator. Që prej vitit 2019, Eurostat nuk i raporton më të dhënat për aplikimet në Mbretërinë e Bashkuar. Statistikat e tjera të Mbretërisë së Bashkuar në faqen e internetit ëëë.gov.al, tregojnë se vetëm në 6- mujorin e parë të vitit kërkuan azil nga Shqipëria 7,267 persona, 8% më shumë se sa aplikuan në të gjitha vendet e Bashkimit Europian për 8 mujorin. Në total, duke përfshirë aplikimet në BE së bashku me të dhënat paraprake për shtatorin dhe aplikimet në Mbretërinë e Bashkuar, për 6 mujorin, numri i personave, që kanë ikur zyrtarisht këtë vit është rreth 15.3 mijë. Në Bashkimin Europian, sipas të dhënave të detajuara të Eurostat, Franca vijon të mbetet më e preferuara, me gjysmën e aplikimeve që shkojnë në këtë shtet, të njohur për politikat sociale. Pas Francës renditet Gjermania me rreth 21% të aplikimeve.

Projektligji: Çdo shqiptar që shkon në Angli të kthehet mbrapsht direkt

Rreth 50 deputetë britanikë kanë propozuar një nismë ligjore, e cila parashikon që azilkërkuesit nga vende, që cilësohen të sigurta, si Shqipëria, të kthehen menjëherë mbrapsht. Deputeti David Davis, që ka propozuar këtë iniciativë ligjore, tha se kjo nismë do ketë efekt parandalues te personat që kalojnë Kanalin Anglez. Ai tha se kërkesa do i drejtohet kryeministrit britanik, Rishi Sunak për miratim urgjent. Rregullat e reja parashikojnë refuzim 100 përqind të kërkesave për azil nga vende si Shqipëria. Në grupin e propozuesve të nismës ligjore janë edhe nëntë ish-ministra. Më shumë se një në katër persona në mesin e 40 mijë emigrantëve që kanë kaluar Kanalin Anglez me varka të vogla, janë shqiptarë. Megjithatë propozimi ligjor pritet të hasë në debate të forta, pasi disa kritikë thonë se shkel të drejtat ligjore për të kërkuar azil.