Çmim bilete abuziv për fëmijët mbi 6 vjeç, Grupi i Këshilltarëve të LSI në Bashkinë e Tiranës merr vendimin

502
Sigal

Deklarata e plotë:

U mblodh sot në selinë e LSI-së Grupi i Këshilltarëve të LSI në Bashkinë e Tiranës.

Grupi diskutoi vendimet e mbledhjes së nesërme, duke u ndalur në pr/vendimin nr.14 për konçensionin me PPP për Terminalin e Transportit Publik në një kohë që është vendosur çmim bilete në mënyrë abusive për urbane për kategorinë e fëmijëve që nga mosha 6 vjeç, një shqetësim i shprehur gjerësisht nga qytetarët e Tiranës këto ditë.

Gjithashtu në vëmendjen e grupit ishte dhe shqetësimi i vazhdueshëm i qytetarëve, aktorëve dhe shoqërisë civile për uzurpimin me ligj të veçantë që i është bërë kompetencave që Kushtetuta i njeh këshillave bashkiakë për tjetërsimin e hapsirës publike të Teatrit Kombëtar.

Për këto vendime dhe për çështjen sensitive të Teatrit Kombëtar, Grupi i Këshilltarëve të LSI do të zhvillojë një mbledhje të përbashkët me Grupin e Këshilltarëve të PD për të dalë me një qëndrim të unifikuar të frontit opozitar në mbledhjen e nesërme të Këshillit Bashkiak Tiranë.