Çifti nga Tirana grabit 500 mijë euro prona dhe arratisen në Amerikë

721
Sigal

Një çift bashkëshortësh kanë arritur që me anë të mashtrimit të vjedhin prona me vlerën e 500 mijë eurove. Pas zbulimit të kësaj afere, çifti Çala besohet të jenë arratisur në Amerikë. Ndaj shtetasve Bashkim dhe Fiqirete Çala janë bërë 7 kallëzime penale për të njëjtën akuzë. Duke pasur parasysh faktin që krimi është kryer më shumë se një herë dhe me pasoja të rënda, prokuroria kërkon masën e arrestit me burg, për shkak se mund të bie pre e mashtrimit edhe qytetarë të tjerë. Për këtë arsye, prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tyre nën akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda. Kërkesa e Prokurorisë Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i KPP, ndaj shtetasit: Bashkim Çala, lindur ne Berat dhe banues ne Tirane, i padënuar, për veprën penale të “Mashtrim me pasoja të renda i kryer në bashkëpunim”, të parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i KPP, ndaj shtetases: Fiqirete Çala, lindur dhe banues në Tiranë, e padënuar, për veprën penale të “Mashtrim me pasoja të rënda i kryer në bashkëpunim”, të parashikuar nga nen 143/3 i Kodit Penal.