Analisti Lubonja: Ambasada e SHBA-së në Tiranë po përkrahin një regjim të rrezikshëm
Analisti Fatos Lubonja tha mbrëmë, se ambasada amerikane po përkrah një regjim të rrezikshëm që ka në krye të vendit një gënjeshtar që mbulon krimet si Edi Rama. Lubonja theksoi se kjo ambasadë dënon protestuesit e thjeshtë pse dalin dhe kanë pakënaqësi, ndërsa nuk përmend dhunën shtetërore.
Fatos Lubonja: Asnjë nuk e do dhunën. Por kjo ambasada çfarë mendon që nuk ka asnjë reagim, kur sheh se kryeministri, ministri, deputetë, me shefa policie organizojnë vjedhje. Problem i madh është se SHBA njihet si shtet i demokracisë. Këta të ambasadës a e mendojnë se ky trusti i drogës në Dibër, është dhuna shtetërore. Pse këtë ambasadë nuk e ke me zë kur vidhen votat, kur ka dhunë shtetërore. Këta po përkrahin instalimin e një regjimi shumë të rrezikshëm në mes të Evropës. Nuk kanë faj se kanë një president që gënjen një e dy, ka më shumë se një gënjeshtar në ditë. Kur kanë president një gënjeshtar. Zanati i Ramës është që të gënjejë që të mbulojë krimin brenda vetes. Ky nuk ka faj nga drejtësia i kapur me presh. Këta punonjësit e ambasadës duhet t’i thirrin mendjes.
Deklarata e fortë e Neritan Cekës: OSBE, pjesë e aparatit kriminal të vjedhjes së votave
Politikani Neritan Ceka i ftuar në një emision televiziv është shprehur me akuza të forta ndaj OSBE-së duke u shprehur se ky institucion është pjesë e ndërtimit të aparatit kriminal të vjedhjes së votave. Sipas Cekës, OSBE duhet të iki nga vendi. “Del përfaqësuesi i OSBE-së dhe del e thotë mos pengoni zgjedhjet dhe nuk pyet. ” KQZ ka çuar ndonjë shkresë që do të vazhdojë” nuk ka çuar. Si mund të veprojë policia, kjo nuk është handikap, por është pjesëmarrje në krim. OSBE është bashkëpunëtore e ndërtimit të të gjithë këtij aparati kriminal. E them 100 herë dhe nuk trembem fare. Kam thënë duhet të iki OSBE-ja, sepse është pjesë e ndërtimit të aparatit kriminal të vjedhjes së votave për interesat e tyre”, u shpreh Ceka.